• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet / Ambasadori i OSBE: Jemi të vetëdijshëm për presionet me të cilat përballet media

by A R
18/11/2024 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran ka kërkuar nga media që të respektojë standartet më të larta për mbulimin e fushatës zgjedhore.

“Përtej aktit të votimit, zgjedhjet e mirinformuara bazohen në kuptimin e procedurave zgjedhore, kuadrit institucional, platformave dhe vizionit të kandidatëve. Në këtë kontekst, media, e quajtur shpesh si “shtylla e katërt”, luan një rol thelbësor si burimi kryesor i informacionit për shumicën e zgjedhësve. Për shkak të kësaj përgjegjësie të madhe, është jetësore që media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, theksoi Tarran.

Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar lidhur me rolin e medias në procesin zgjedhor, Tarran u ndal tek problematikat e përsëritura vazhdimisht në zgjedhje si dhe presionet me të cilat përballet media.

“Për të adresuar këto sfida, Prezenca e OSBE-së mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe të vetë rregullimit të duhur të medias. Këto mekanizma janë thelbësorë për të garantuar që transmetuesit mediatikë të veprojnë në përputhje me standardet më të larta etike. Për më tepër, jemi të angazhuar të përkrahim nisma që mbështesin gazetarët përmes vetë rregullimit. Duke miratuar dhe respektuar një kod të besueshëm etike, profesionistët në media mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre me integritet, duke u siguruar se puna e tyre mbështet tek e drejta e publikut për informim të drejtë dhe të saktë gjatë të gjithë procesit zgjedhor dhe më gjerë”, shtoi ai.

Ndërsa kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi vuri theksin tek paanësia dhe profesionalizmi i medias gjatë procesit zgjedhor si dhe nevojës së një rregullatori, por pa prishur ekuilibrat me lirin e saj.

“Media ka një rol të dyfishtë, nga njëra anë është në rolin e saj klasik atë të informimit të mbikëqyrjes së zhvillimit të procesit, por nga ana tjetër ka si rol të saj po kaq edhe kryesor edhe informimin dhe edukimin e votuesve dhe nxitjen e tyre për të qenë pjesëmarrës në procesin zgjedhor apo në përgjithësi në proceset politike. Me këtë rast ka rëndësi të thuhet se media do të duhet në përmbushje të këtij qëllimi ose këtij funksionaliteti të dyfishtë të karakterizohet nga dy tipare themelore, e  para nga profesionalizmi dhe e dyta nga pavarësia dhe nga paanësia. Janë themelore në përgjithësi për rolin e medias dhe për veprimin e medias të dyja këto karakteristika qoftë profesionalizmi dhe paanësia dhe pavarësia, por bëhen më të rëndësishme kur vjen puna tek procesi zgjedhor”, nënvizoi Celibashi.

Eksperti i Zgjedhjeve, Kristaq Kume u fokusua tek problemet në hartimin dhe zbatimin e ligjit.

Ky është seminari i tretë teknik brenda këtij viti që organizohet me synimin për përmirësimin e proceseve zgjedhore ne fusha që nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndryshime ligjore.

/a.r

Next Post
Përgjigje për Komisionin Hetimor ndaj “Kontrollit Mjekësor Bazë” nga (Check-Up)

Përgjigje për Komisionin Hetimor ndaj “Kontrollit Mjekësor Bazë” nga (Check-Up)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

“Më intrigon, je kaq i ëmbël”, princeshës norvegjeze i dalin email-et me Epsteinin

February 2, 2026
Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In