• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet 96’/ Kur Rama, Blushi, Lubonja etj… i kërkonin ndihmë SHBA-ve për ndaljen e Berishës

by Java News
27/05/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 vjet më parë, demokracia e brishtë shqiptare do pësonte një ndër goditjet më të rënda: manipulimin masiv të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit, që do të pasonin më pas nga ngjarjet tragjike të vitit 1997 pas rënies së skemave financiare piramidale.

Partia Demokratike vinte në këto zgjedhje pas atyre që kishte humbur dy vjet më parë në një referendum për Kushtetutën. Edhe pse ajo kishte një avantazh të dukshëm politik karshi së majtës së dobësuar nga grindjet e brendshme, precedenti i humbjes së referendumit atë nëntor të ‘94-ës, e çoi të mendonte për devijim votash, duke shënuar kështu të parin rast të zgjedhjeve më probleme, që ende sot e kësaj dite nuk po zgjidhet si ngërç.

Partia Socialistë i bojkotoi ato në buzëmbrëmjen e asaj dite, kur sipas saj votat po vidheshin me grushta, por ishte më pas faktori ndërkombëtar që u rreshtua kah tezës së manipulimit, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona.

Të trazuara ishin dhe ditët pas 26 majit, më saktë 28-ta, kur përfaqsues të opozitës dolën për të protestuar në sheshin ‘Skënderbej”, e që ndaj tyre u ushtrua dhunë nga forca policore deri në gjakosje, siç ishte rasti me deputetin Erjon Braçe.

Ndërkohë, reagime pati dhe nga zëra të shoqërisë civile të kohës, ndër të cilët ishte dhe ai që sot drejton Shqipërinë si kryeministër, Edi Rama. Një sërë emrash të njohur të asaj që mund të quhen dhe elita kulturore e kohës, nënshkruan një promemorie, të cilën do ia përcillnin faktorit ndërkombëtar, si një apel për të ndërhyrë në atë çfarë po ndodhte në Shqipërinë e drejtuar nga Berisha, shkruan Tesheshi.

Lista nis me Andi Bejten, në atë kohë poet me emër më shumë se gazetar. Rama është nga mesi i listës.

PROMEMORIE 

Drejtuar:

Departamentit të Shtetit të SHBA

Bashkimit Europian

Përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare të Këshillit të Europës

Për dijeni:

Organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare ;

Opinionit demokratik shqiptar dhe botëror

Nga: Një grup shkrimtarësh, shkencëtarësh, artistësh, gazetarësh, përkthyesish, botuesish, të pavarur nga partitë politike.

Duke qenë se institucionet e demokracisë në Shqipëri janë në gjendje kolapsi, në kushtet kur, me zgjedhjet 26 Majit 1996 për Parlamentin e Republikës së Shqipërisë , vota e lirë e sovranit u grabit e u dhunua dhe nuk ekziston një parlament me legjitimitet demokratik;

në këto kushte kur, në sajë të grabitjes dhe dhunimit të votës së lirë në vend të sistemit shumëpartiak, kemi praktikisht një parlament kukull, me një parti të vetme;

dhe kur dialogu ndërmjet kësaj partie , përkatësisht Presidentit të Republikës, nga njëra anë dhe gjithë partive të tjera, brutalisht të diskriminuara e të demonizuara nga ana tjetër, kanë ngrirë në gjendje paralize nga e cila vështirë të ketë rrugëdalje;

ndërsa shteti ligjor tashmë u shndërrua në fiksion dhe qytetari është krejt i pambrojtur përballë pushtetit policor, përderisa edhe persona me imunitet parlamentar janë rrahur në mënyrën më të egër nga policia, madje edhe para kamerave të kanaleve televizive nga mbarë bota;

ne, nënshkruesit e kësaj promemorje, u drejtojmë këtë apel qeverive të shteteve demokratike të Botës së Lirë, organizmave të saj ndërkombëtarë, si dhe opinionit demokratik shqiptar e botëror, për t’iu tërhequr vëmendje mbi pasojat e pritshme e të kobshme të kësaj gjendje dhe t’iu bëjmë thirrje të angazhohen seriozisht me ndikimin e tyre që kjo gjendje të ndryshojë.

Në sytë e opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar duket qartë që, mbas farsës elektorale të 26 Majit, Shqipëria është në hapat e para të rivendosjes së një diktature. Ato pak liri që kanë mbetur nga sa u fitua me përpjekje të mëdha nga populli shqiptar mbas përmbysjes së totalitarizmit gjysmëshekullor komunist, dhe që na e bëjnë ende të mundur shprehjen e këtij apeli, nesër do të zhduken. Nesër do të jetë vonë. Nesër, përballë një pushteti arbitrar që nuk është i përgjegjshëm para asnjë instance, para asnjë ligji, dhe përballë shërbëtorëve të babëzitur dhe të pamoralshëm të këtij pushteti, siguria e çdo personi do të jetë e kërcënuar. Frikërat e vjetra ndaj pushtetit tashmë janë ringjallur e po përhapen kudo. Liria më elementare e çdo qytetari, siç është liria e fjalës, qysh sot gjendjet e kërcënuar ndërsa nesër do të jetë pa aq e papërfytyrueshme për ne sa edhe në epokën e errët nga e cila mezi u shkëputëm. Përballë rivendosjes së një diktature të tillë në zemër të Evropës, Bota e Lirë nuk duhet të tregohet edhe një herë e papërgjegjshme siç u tregua ndaj asaj situate të ish-Jugosllavisë që çoi në tragjedinë e miliona njerëzve.

Por, pasojat e gjendjes së tanishme shqiptare, nëse ajo nuk ndryshon, mesa duket, nuk mbarojnë me kaq. Një Shqipëri diktatoriale do të shndërrohej në vatër turbullirash për krejt rajonin. Sepse diktatura në kushtet e një kapitalizmi të varfër, pa burime të mjaftueshme financiare, gjeneron trafikun e zi të armëve, të drogës apo çdo lloj trafiku tjetër të paligjshëm, gjë që tashmë i ka dhënë shenjat në Shqipëri, e cila rrezikon të bëhet kësisoj në të ardhmen një nyje e rëndësishme e kriminalitetit ndërkombëtar, ashtu si të tjera diktatura në Amerikën Latine. Këtë do ta favorizonte veçanërisht pozicioni i saj gjeografik dhe konfiguracioni orografik. Për më tepër, shtohen gjasat që Shqipëria të shndërrohet në një vatër turbulirash dhe në një plagë të rëndë që do ta molepste rajonin, po të kemi parasysh që një pushtet i pakufizuar i Presidentit Berisha, jashtë çdo kontrolli demokratik, ashtu sikurse po i shkel të gjitha standardet e pranuara të OSBE-së dhe premtimet e dhëna për t’iu përmbajtur atyre, nuk ka pse të mos i shkelë edhe premtimet e tij me dy fytyra lidhur me politikën ndërkombëtare dhe rajonale. Ashtu sikurse për hir të pushtetit personal ai po flijon të drejtat dhe liritë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë, nesër, për të njëjtat motive mund të luajë edhe më keq me fatet e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve. Bota e Lirë nuk duhet të tregohet miope ose të shtiret si naive as për këto rreziqe me përmasa të pakontrollueshme.

Gjithashtu, qarqet politike të Botës së Lirë nuk duhet të mashtrojnë veten duke e përligjur autoritarizmin e Berishës me rrezikun e kthimit të komunizmit në Shqipëri. Bastioni i fundit i komunizmit në Shqipëri është vetë pushteti personal i Presidentit Berisha. Një Shqipëri e lirë që shkon drejt Europës mund të realizohet vetëm nëpërmjet integrimit demokratik të të gjitha forcave politike ekzistuese të vendit dhe jo nëpërmjet getoizimit të tyre sipas një mentaliteti të Luftës së Ftohtë, i cili u bie ndesh proceseve integruese evropiane duke mbajtur gjallë fantazmat e së kaluarës. Ajo për të cilën shoqëria post-komuniste ka kaq shumë nevojë është paqja, mirëkuptimi dhe dialogu ndërmjet të gjitha forcave politike, dhe jo aparteidi politik; është toleranca dhe respektimi i ndërsjelltë, jo revanshi e diskriminimi. Demokracinë, ose ta bëjmë të gjithë sëbashku, duke pasur secili hapësirën e nevojshme të diversitetit dhe duke kultivuar sëbashku këtë diversitet, ose përndryshe kurrë nuk do të mund të bëhet. Kjo aspiratë mbarëpopullore nuk duhet të bjerë pre as e dhunës dhe as e mashtrimeve të një pushteti autoritarist. Përndryshe, kjo do të jetë fatkeqësia jonë e përbashkët dhe barrë turpi në ndërgjegjen e secilit, që ka mundësi të bëjë diçka për të ndihmuar që demokracia e re shqiptare të çlirohet nga kthetrat e së kaluarës.

Tiranë, 9 qershor 1996

Andi Bejtja                                           shkrimtar dhe publicist

Arben Kumbaro                                  drejtor teatri, profesor në Akademinë e Arteve

Dr. Ardian Klosi                                  shkrimtar, profesor në Universitetin e Mynihut, editor

Armand Shkullaku                                   publicist

Artan Imami                                           aktor

Bashkim Shehu                                      shkrimtar, ish-i dënuar politik

Ben Blushi                                              shkrimtar dhe gazetar

Brikena Çabej                                        përkthyese dhe editore

Delina Fico                                            aktiviste e të drejtave të grave

Daut Gumeni                                         poet, ish i burgosur politik

Edi Rama                                                piktor, publicist, profesor në Akademinë e Arteve

Fatos Baxhaku                                       historian dhe gazetar

Fatos Lubonja                                        shkrimtar, editor, ish i burgosurpolitik

Fron Nazi                                                shkrimtar

Gjergj Peçi                                             poet, ish i burgosur politik

Ilirjan Zhupa                                          poet, publicist dhe editor

As. Prof. Jorgo Bulo                                historian i letërsisë

Lorenc Vangjeli                                     shkrimtar dhe gazetar

Luan Rama                                           prodhues filmash

Mirela Furxhi                                        lekotore në Universitetin e Tiranës, përkthyese

Petrit Ruka                                           shkrimtar

As. Prof. Pëllumb Xhufi                          historian

Vladimir Myrtezai                                 piktor, profesor në Akademinë e Arteve

Virgjil Muçi                                          shkrimtar dhe përkthyes

Vjollca Mici                                          përkthyese

a.k

Next Post

Ancelotti kritikon pronarët e Unitedit e Arsenalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

January 28, 2026
Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

January 28, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

January 28, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Jemi gati si me Venezuelën! Armata masive është nisur, negocioni ose përballuni me..

January 28, 2026
Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

January 28, 2026
Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In