• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet 2025/ Berisha kërkon qeveri teknike, analisti: Parodi! Do marrëveshje në tavolinë

by S T
05/09/2024 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ylli Pata komentoi ndryshimet e reja në Partinë Demokratike, teksa ditën e djeshme Sali Berisha zgjodhi koordinatorët politik të 12 qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Disa prej ndryshimeve ishin të pazakonta për PD-në, pasi p.sh. Luan Baçi nuk do të jetë më drejtues në Fier, por vendin e tij e zë Gazment Bardhi që vjen nga Elbasani. Apo nga ana tjetër, Luçiano Boçi që ka qenë deputeti më i votuar i PD në Elbasan do të jetë koordinator në Shkodër. Pata tha në Report TV, se këto lëvizje ishin pa transparencë.

”Tek një opozitë, ka edhe zëra që është e gabuar që thonë pse merreni me opozitën merruni me qeverinë. Qeverisja, sidomos tani që kërkon të katërtin është për tu mundur dhe çdo zë publik kërkon një risi për ndryshim. Dhe ndodhin komentet tona. Ka dhe zëra brenda PD-së, kush i zgjedh këto. Pse nuk është zoti Alizoti? Çfarë ka Berisha me Shkodrën që ka çuar zotin Boçi.

Bardh Spahia në ditën më të vështirë të Sali Berishës pranoi të kandidojë, kur e dinte që do ishte vetëm për një vit. Ishte ai kryetar i deleguar i qarkut. Në Shkodër ka nisur diskutimi më ka bërë në lista të sigurt. Nuk ka marrëdhënie transparente. Zoti Baçi është një përfaqësues normal i Fierit i PD-së. Ç’lidhje ka Gazmend Bardhi. Kemi rastin e Bylykbashit në Durrës. Gjithmonë aty ka qenë. Sepse kanë pasur marrëdhënie të afërt”, tha Pata.

Më tej, Pata theksoi se PD ka humbur marrëdhëniet me territorin dhe prandaj vijnë këto ndryshime.

”Po themi Salianji a fitoi në Kavajë, pse u çua në Elbasan? Janë disa kryetar bashkie që fituan dhe nuk janë. Askush nuk i promovon nga ish foltorja. Mund të kapet, në Tiranë është zoti Këlliçi kur pritej të ishte zonja Tabaku.

Edhe unë thjesht hapa një debat. Ne bëjmë diskutimin nga pozicioni i një vëzhguesi publik por duhet ta shpjegojë PD. Pse nuk pati një primare në caktimin e krerëve të qarqeve. E kanë humbur, nuk kanë marrëdhënie me territorin. Sistem politik nga lart”, shtoi Pata.

Sa i përket thirrjes së Berishës në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD-së, për qeveri teknike, Pata u shpreh se ky është një refren i vjetër, ndërsa Berisha kërkon një marrëveshje në tavolinë.

”Ky është një refren i vjetër, nuk ka zgjedhje me Ramën. Gjithmonë ka dashur një marrëveshje në tavolinë. Jemi në një fakt ku gjithmonë opozita kërkon një situatë. Kjo është një sistem parodi, ku Sali Berisha mund të hidhte në erë sistemin politik të 2008”.

Sipas tij, praktika ka treguar se qeveria teknike nuk është zgjidhje dhe kjo është dëshmuar në të shkuarën në Shqipëri apo së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

”Qeveria teknike është kot/. E kemi provuar në ’92 qeverinë e Aleksandër Meksit, aty vidhej ishte kaos, vidheshin tendera. Pra nuk është qeverisje, nuk mund të qeveris një teknik.

Ose ka një qeverisje të dy palëve, ku secili ka përgjegjësitë e veta politike, ose qeveris mazhoranca dhe opozita kërkon të vijë në pushtet. Shumë e thjeshtë, institucioni i numërimit të votave do ndryshoj. Sali Berisha nuk do ta ndryshoj dhe nuk mund të vazhdohet me këtë sistem ku grupe e numërimit të votave ne e dimë si ndodh. Aty është problemi, certifikimi i votave.”

Next Post
Kush pengon votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë?

Qeveria 250 milion lekë për votën e diasporës, mesi i nëntorit afati i fundit i regjistrimit të emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In