• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJET 2017/ Si do të ndahen paratë e fushatës mes partive

by Java News
21/01/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet tabela e plotë se sa lekë do të marrë më 24 janar me vendim KQZ-je secila parti për financimin e fushatës. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore. Ligji “Për buxhetin e vitit 2017”, ka parashikuar fondin prej 290 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2017.

Formula

Ligji “Për partitë politike”, përcakton rregullat sipas së cilave bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike: 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare; 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare.

Shpërndarja
Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2017, është shumatorja e të gjitha shumave që rezulton nga llogaritjet e mësipërme. Sipas këtyre përllogaritjeve, rezulton se partia që do të përfitojë më shumë është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ajo do të marrë 112.453.783 lekë.

Partia e dytë që përfiton është partia më e madhe e opozitës. Partia Demokratike do të marrë në 87.274.533 lekë. E treta është Lëvizja Socialiste për Integrim  e cila do të marrë 31.405.453 lekë. Lista vijon me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që merr 11.474.913 lekë, dhe Partia Republikane Shqiptare që përfiton 10.122.643 lekë.

Dy parti të tjera parlamentare me nga një deputet në Kuvend, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë marrin nga 6.304.503 lekë. Fonde do të marrin edhe 5 parti jo parlamentare për shkak të votave të grumbulluara në rang kombëtar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Fryma e Re Demokratike do të marrë më shumë para, 5.326.333 lekë, kurse katër partitë e tjera: Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate,   Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Aleanca Kuq e Zi do të marrin nga 4.833.333 lekë. Investimi total i buxhetit të shtetit për fushatën zgjedhore të 18 qershorit është 290 milionë lekë të reja. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Zoti prokuror, Berisha ju sfidoi! Pranoi vrasjet e 21 Janarit e tha se do vriste Ramën!

'21 Janari'/ Botohen dëshmitë që implikojnë ish kryeministrin Berisha në vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In