• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhje në kulmin e verës? OMONIA: Beleri i burgosur politik, do ta fitojmë sërish Himarën!

by A R
21/06/2024 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25 qershor pritet që gjykata Apelit të japë vendimin final që ndan, nëse do të ketë apo jo përsëritje zgjedhjesh për kryetarine bashkisë HImarë. Nëse do të mbahet në fuqi vendimi i shkallës së parë për fajësinë e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, ai humbet automatikisht mandatin e fituar dhe Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet, që përkojnë me kulmin e sezonit veror, mes 25 korrikut dhe 10 gushtit.

Organizata politike e minoritet grek OMONIA, që propozoi Fredi Belerin, është e përgatitur për këtë skenar dhe sipas kreut të kësaj organizate, Marin Suli, ky është skenari më i mundshëm. “Besoj se Fredi Beleri do të dalë i fajshëm edhe në Apel, sepse ai është një I burgosur politik. Edhe gjyqtarja e tij është një kamikaze që gënjeu publikisht seancën e shkuar për marrjen me short të kësaj çështje, kur e vërteta është ndryshe dhe ne e kemi provuar. Vendimi është marrë dhe gjyqtares Shirka i mbetet vetëm ta lexojë në datën 25. Nuk ka surprizë!” tha zoti Suli në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Ai konfirmoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në Himarë. “Sigurisht që jemi bërë gati dhe do t’i fitojmë zgjedhjet me diferencë më të madhe sesa vitin e kaluar, pasi himarjotët kanë vendosur tëqednrojnë larg Rilindjes, larg abuzumit me pronat dhe larg abuzimit me ligjin.” u shpreh kreu i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri.

Një nga skenarët për të zëvendësuar Fredi Belerin është kandidimi i djalit të tij, Petro Beleri, por zoti Suli, i cili e deklaroi këtë skenar disa ditë më parë, tani u tregua i kujdesshëm për të mos e promovuar si kandidaturë zyrtare.

“Petro është një i ri i shkolluar jashtë, ka studiuar për ekonomi, një himariot i denjë, që plotëson tre kushtet tona: Nuk ka vjedhur asnjë metër katror pronë në Himarë, nuk ka abuzuar kurrë me 1 euro të parave publike dhe nuk është rilindas. Si Petro, janë edhe 4 mijë himariotë të tjerë që i plotësojnë këto kushte. Vendimi do të jetë vendim i opozitës së bashkuar, i organeve të PBDNJ-së dhe OMONOIA-s. Në tavolinë janë edhe disa kandidatë të tjerë që po i nënshtrohen sondazheve”- u shpreh Marin Suli.

Duke theksuar disa herë gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë” se Petro Beleri nuk është kandidaturë zyrtare, sinjali ishte për një farë tërheqje nga pozicioni entuziast i disa ditëve më parë, megjjithëse ende ekziston dëshira që të shohin të nervozuar Edi Ramën kur një Beler tjetër të drejtojë Himarën. “Është një ide e hedhur mes nesh! Pse të mos kandidojë, kur i ati është një viktimë politike e Edi Ramës. Po është edhe një trick, që të trembim Edi Ramën, kur të shohë edhe një herë emrin e Fredi Belerit në fletën e votimit, meqë atje shënohet dhe emri i babait të kandidatit!”  u shpreh Marin Suli në RTSH.

/a.r

Next Post
Avokati i Metës vë kujën: Divorci lajm shumë i trishtë, por s’mund të shndërrohet në biznes politik

Avokati i Metës vë kujën: Divorci lajm shumë i trishtë, por s'mund të shndërrohet në biznes politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In