• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ Kongresmeni amerikan Michael Turner, uron Metën

by Java News
20/05/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresmeni amerikan, Michael Turner, ka uruar Ilir Meten me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit. 

Përmes një telegrami, Turner shpreh bindjen se Meta në këtë detyrë të rëndësishme do të shfaqë të njëjtin lidership, që ka shfaqur gjatë kohës që ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit. Kongresmeni Michael Turner ka qenë President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe ka drejtuar punimet e Sesionit të Pranverës 2016 të AP të NATO-s që u zhvillua në Tiranë në maj të vitit të kaluar.

Letra e plotë

I dashur President Meta:

Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta si President i sapozgjedhur i Shqipërisë. Për mua ishte kënaqësi t’ju takoj gjatë Sesionit të Pranverës 2016 të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, Shqipëri.

Fjala juaj në Sesionin Plenar në lidhje me faktin që NATO duhet të adresojë sfidat komplekse të sigurisë, në mënyrë të unifikuar dhe kolektive, ishte pikërisht në kohën e duhur. Jam i sigurt që ju, si President i Shqipërisë do të shfaqni të njëjtin lidership, që keni shfaqur gjatë kohës që keni shërbyer si Kryetar i Kuvendit.

Dy vendet tona kanë pasur një marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyer që me vendosjen fillimisht të marrëdhënieve diplomatike në vitin 1912, të rivendosura në vitin 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Unë shpresoj në përmirësimin e marrëdhënies tonë të fortë, forcimin e partneritetit tonë në NATO dhe në zgjerimin e përpjekjeve tona kundërterroriste ndaj Shtetit Islamik.

I juaji sinqerisht,

Michael R. Turner

Anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Next Post
Ahmetaj: Lulin e nxorrëm nga çadra, por tani koha për t’u ndarë edhe me të kaluarën që ai përfaqëson

Ahmetaj: Lulin e nxorrëm nga çadra, por tani koha për t'u ndarë edhe me të kaluarën që ai përfaqëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In