• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e kreut të KLSH, Balla: Procedurat e emërimit ecën dhe ngecën sipas vullnetit të Presidentit

by Ardit Rada
02/07/2020 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa u miratua propozimi i presidentit Meta për kreun e ri të KLSH, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla foli për ngërçin e krijuar prej dy vitesh pas mbarimit të mandatit të Bujar Leskaj.

Balla tha se “procedurat e emërimit të Kryetarit të ri të KLSH, ecën dhe ngecën disa herë sipas vullnetit të Presidentit edhe për shkak të mungesës së rregullave, afateve dhe procedurave ligjore për sa i takon zëvendësimit”.

FJALA E PLOTË:
Neni 161 i Kushtetutës thotë: Kryetari i KLSH zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës.
Neni 24 të ligjit për KLSH i ka shtuar këtij rregulli Kushtetues edhe shprehjen “…qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.”

Në referencë të përcaktimeve kushtetuese, mandati i Z. Bujar Leskaj ka përfunduar në datë 15.12.2018.
Në Dhjetor 2018, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit i përcjell Kuvendit, Vendimin e tij Nr. 244, Dt. 02.12.2018 “Për delegim kompetence” të funksioneve të titullarit të KLSH, Zv. Kryetarit të KLSH. (!!!) Ky delegim i referohej disa ndryshimeve të bëra nga Z. Leskaj, në strukturën dhe organikën e KLSH në të cilën shtohej funksioni i Zv. Kryetarit të KLSH (!!) dhe njësimi i këtij funksioni me atë të Drejtorit të Përgjithshëm të KLSH.

Kjo letër e firmosur nga Zoti Leskaj, e të cilës i vihej titulli “delegim Kompetence”, nuk parashikohet as nga Kushtetuta e as nga ligji i posaçëm që rregullon veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit. As Kushtetuta e as Ligji për KLSH, nuk parashikon të drejtën e kryetarit të KLSH për të deleguar kompetencat e tij e që për shkak të trajtimit kushtetues të institucionit (KLSH), janë edhe ato kompetenca Kushtetuese.

Delegimi i kompetencave nuk është akt procedural vullneti apo që bazohet tek dëshira e mirë. Delegimi i kompetencave është çështje e ligjit dhe e të drejtave që ligji i jep ose jo.
Në rastin tonë, ligji në asnjë dispozitë të vetme nuk autorizonte të drejtën për delegimin e kompetencave të Kryetarit të KLSH, as rastet se kur këto të drejta mund të aplikoheshin dhe as se ku mund dhe/ose duhet të delegohen ato.

Ndaj në analizë më të gjatë ai akt nga këndvështrimi i vlefshmërisë, mund të barazohej me një akt absolutisht të pavlefshëm.
Është për këtë arsye që pesë muaj pasi zoti Leskaj deklaroi dorëheqjen dhe “delegoi kompetencat”, zonja Lati kuptoi pozicionin e vështirë procedural në të cilin e kishte vendosur Zoti Leskaj kur i kishte varur në qafë detyrën e Kryetares së KLSH dhe kërkoi të tërhiqej pa bujë nga ai pozicion.

Arsyetimit që delegimi i kompetencave është çështje e ligjit dhe e të drejtave që ligji i jep ose jo, i bashkohet edhe formulimi i dispozitës së ligjit kur ai i referohet kohëzgjatjes dhe datës së fillimit të mandatit.

Kështu dispozita e Neni 24 të ligjit të KLSH, parashikon vazhdimësinë pas përfundimit të mandatit deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri. Nëse ligjvënësi do të kish dashur delegimin atëherë do kish parashikuar delegimin, duke rregulluar vetë, që në ligj, si rastet e delegimit ashtu edhe ato të zëvendësimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sa kohë që ligjvënësi, nuk e ka bërë, sot mund të arsyetohet që ka një boshllëk ligjor, por ky boshllëk nuk mund të mbushej me akte të prodhuara nga vetë kryetari i KLSH, (siç ka ndodhur ne fund të Dhjetorit 2018).

Është fakt që procedurat e emërimit të Kryetarit të ri të KLSH, ecën dhe ngecën disa herë sipas vullnetit të Presidentit edhe për shkak të mungesës së rregullave, afateve dhe procedurave ligjore për sa i takon zëvendësimit.

Është fakt që as Kushtetuta dhe as Ligji organik, nuk detajon afate në ushtrimin e kompetencave të lidhura me propozimin e kandidaturave për Kryetar të KLSH në rastet kur përfundon afati i emërimit të kryetarit në detyrë.

Për vendimmarrjen në lidhje me kandidaturën, ne na duhet të arsyetojmë edhe në lidhje me gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet institucioni edhe për shkak të sjelljes presidenciale dhe faktin që një rrëzim i kandidaturës do të zgjaste midis të tjerave situatën e drejtimit të KLSH, që është e paqartë edhe nga këndvështrimi i ligjit.
Siç referohet edhe nga Raporti i përcjellë seancës nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, sistemi i emërimit, i pranuar nga Kushtetuta e Shqipërisë, për rastin e kryetarit të KLSH ka në esencë kooperimin institucional të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit.
Për arsyetimin tonë në lidhje me vendimmarrjen mbi kandidaturën do duhet të arsyetonim përtej të gjithave, në interesin e mbarëvajtjes së institucionit.

Kështu:
– nëse analizojmë, procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për përzgjedhjen e çdo kandidature dhe më pas përcjelljen një e nga një të tyre, në periudha kohore të ndryshme sipas një kriteri për ne të pakuptueshëm;
– nëse konsiderojmë listën e gjatë të kandidaturave që kishin shprehur shprehur pëlqimin për postin e kryetarit të KLSH në Tetor 2018 dhe
– nëse e përballim (të paktën) këtë listë të gjatë me kohën që do i duhej presidentit (sipas një radhe dhe periudhave të pritjes për propozimin e radhës me kritere të panjohura),
do e kishim të vështirë të llogarisnim se cila mund të ish kohëzgjatja maksimale kur Presidenti dhe Kuvendi mund të binin dakord për kryetarin e ri të Kontrollit të Larte të Shtetit.
Kjo analizë kohore do ish sidoqoftë e përafërt dhe ajo mund të bëhej vetëm mbi bazën e listës së kandidaturave të shprehura pranë Presidentit. Ndërkaq nëse konsiderojmë pastaj që ajo listë nuk është kriter detyrues për Presidentin (rasti Petraq Milo ose Arben Shehu), atëherë parashikimi mund të bëhet i pamundur.

Në rastin e zëvendësimit të Kryetarit të KLSH, për fat të keq bashkëpunimi kushtetues, u zëvendësua nga PRESIDENTI me karshillëkun kushtetues, duke sjellë si pasojë jo vetëm bllokimin për gati 2 vjet procesit të zëvendësimit të Kryetarit të KLSH.
Për shkak të sa më sipër, në funksion të zgjidhjes së problemit dhe ngërçit institucional, përveç votës por për kandidaturën, shqyrtimi i rastit duhet të na çojë tek rregullimi i situatës ligjore për të ardhmen, sa herë që situata të ngjashme mund të përsëriten.

Të nderuar Deputetë!
Në ligjin për KLSH nuk parashikohet se si dhe kush i ushtron funksionet kur vendi i Kryetarit të KLSH mbetet bosh.

Ndaj i kërkoj Komisionit për Ekonominë dhe Financat që në bashkëpunim me Komisionit për Çështjet Ligjore, të analizojnë jo vetëm veprimet e ndërmarra deri tani nga gjithë individët, institucionet dhe organet e angazhuara me detyrime dhe të drejta lidhur me zëvendësimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por edhe shqyrtimin dhe propozimin e zgjidhjeve qoftë edhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore në ligjin për KLSH, duke konsideruar situatën e paprecedent dhe sidomos rolin e KLSh si institucion kushtetues unik në funksionet që ndjek.
Në funksion të zgjidhjes së problemit dhe ngërçit institucional, shqyrtimi i rastit duhet të na çojë tek rregullimi i situatës ligjore për të ardhmen.

/e.rr

Next Post
Basha bën “premtimin e madh”: S’do njohim asnjë koncesion të marrë 12 muaj para zgjedhjeve

Basha bën "premtimin e madh": S’do njohim asnjë koncesion të marrë 12 muaj para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In