• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH-Murrizi ironizon Berishën: Doktor, është nipi i besnikut të Enverit!Tallje, mos thuaj se njoh

by Os De
09/12/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës i cili mesditën e kësaj të marte në deklaratën e tij për mediat u shpreh se nuk kishte asnjë informacion për kreun e ri të BKH-së, Joni Ketën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e akuzon Berishën se shmang komentet për figura që “nuk i leverdis” t’i komentojë, duke i kujtuar se Keta sipas tij ka lidhje të hershme familjare me struktura të dikurshme të drejtësisë dhe politikës.

“Thuan nuk flas për bijtë e nipërit dhe mbesat e ish-komunistëve dhe ish-hetuesve dhe prokurorëve të komunizmit sa kohë që ata nuk merren me mua, po jo nuk e njoh se është tallje. Nuk bëhet fjalë për njohje personale, se nuk të pyetën a e ka shok apo a e ke takuar për drekë, darkë, apo në plazh. Por të pyetën a ke koment për zgjedhjen e tij në krye të BKH-së, të kësaj mendër drejtësie të “re” që ke votuar dhe ti doktor në vitin 2016 kur votuat 140 deputetet rresht si qingja. Pse për të tjerët ke folur doktor, ke pasur njohje??

Për Arben Krajën, për Altin Dumanin, për Irena Gjokën, e plot të tjerë në sistemin e drejtësisë nuk besoj që ke pasur njohje personale apo shoqërore, por ke folur për ata politikisht dhe ju ke bërë biografinë nga A tek Zh0ja edhe pse shumë vonë”, shkruan Murrizi ndër të tjera.

Kujtojmë se më herët ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetarët sa i përket kreut të votuar me vota unanime sot nga KLP, Joni Ketës u shpreh se nuk kishte asnjë mendim dhe asnjë informacion ndaj kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Procedurë normale, për personin unë nuk kam asnjë njohuri për të. Dhe kam një ligj dhe një rregull, për personat që nuk i njoh, nuk flas kurrë. Nuk kam asnjë lloj njohje, po as edhe ndonjë… po të bëj një kontroll në arkivën time dixhitale, ai nuk del kund. Nuk kam”, u shpreh Berisha.

Postimi i Myslim Murrizit:

Ju “ngrente “mortja qe keni lene Doktorrin pa informacion ne arshiven dixhitale per Joni Keten

Hahahaha sa kam qesh mor Doktorr!!

Nuk e njoh tha kush eshte kreu i ri i BKH dhe per ata qe nuk i njoh nuk flas

Thuaj nuk flas per bijte niperit dhe mbesat e ish komunisteve dhe ish hetuesve dhe prokuroreve te komunizmit sa koh qe ata nuk meren me mua, po jo nuk e njoh se eshte tallje

Nuk behet fjal per njohje personale se nuk te pyetet a e ke shok apo a e ke takuar ndonjeher per drek per dark apo ne plazh por te pyeten a ke koment per zgjedhjen e tij ne krye te BKH te kesaj mender drejtesie te “ re” qe ke votuar edhe Ti Doktorr ne vitin 2016 kur votuat 140 deputet rresht si qingja

Pse per te tjer qe ke folur Doktorr ke patur njohje??

Per Arben Krajen, per Altin Dumanin, per Irena Gjoken e plot te tjere ne sistemin e drejtesis nuk besoj qe ke patur njohje personale apo shoqerore por ke folur per ata politikisht dhe ju ke ber biografin nga A tek ZH-ja edhe pse shum von

Qe te mos ngelesh i pa ditur Doktorr kur te kesh koh lexoje kete postimin tim ose nuk ke nevoj te lodhesh ne arkivin Tend dixhital por shkruaj emrin ne google dhe do ta njohesh kush eshte Joni Keta

Eshte djali i ish hetuesit dhe prokurorit te komunizmit prej vitit 1979 Doktor i shokut Hysen Keta

Eshte nipi i besnikut te emverit Doktorr te ndjerit Myslim Keta

Eshte djali i ish drejtoreshes se arsimit ne qeverin Nano mor Doktorr i Majlinda Ketes qe e akuzoje per afera kur ishe ne opozite 1997-2005

Eshte nipi i Bari Shaqirit mor Doktorr qe ishte nga viti 2005 deri ne vitin 2012 kryetar i sherbimit informativ e qe e shkarkove Ti Doktorr ne vitin 2012 per ta zevendesuar me Visho Ajazi Liken me tre mbiemra qe e dekoroi Rama ne 2017

Te pakten mos na thuaj qe nuk e njoh

Thuaj qe nuk flas per bijt dhe bijat e komunisteve, te ish hetuesve ish prokuroreve apo ish gjyqtareve te diktatures por jo nuk e njoh

OPGJ ka qen Doktorr siç kan qen dhe jan pothuajse te gjith feminjet dhe familjaret e prokuroreve dhe gjyqtareve prej shum vitesh dhe nuk ka kaluar VETING Doktorr se OPGJ nuk e kane detyrim

Babai i Tij Hyseni Doktorr ngeli ne VETING ne KPK por “ kaloi” ne KPA se per çudi nga VETINGU nuk ka ikur asnje nga ata qe kan qen prokuror, hetues apo gjyqtar ne kohen e komunizmit ngaqe ata 27 palo vetinguesit qe votoj se bashku PD dhe PS ne 17 qershor 2017 nuk mund te pritej gje tjeter Doktorr

EHHHH SA U “ ÇLIROVA” MOR DOKTORR QE TE “ INFORMOVA” PUBLIKISHT SE KUSH ESHTE JONI KETA

Eshte dhe i perzgjedhuri i Altin Dumanit dhe Arben Krajes Doktorr se Behar Dibra ka votuar kundra

Tani Doktorr “ pasuroje” arkiven dixhitale edhe per Jonin por nuk e ke detyrim te thuash keto qe kam shkruar une se une nuk pjerdh e nuk ma ndjen Doktorr per asnje funderrin te komunizmit e as per pjellen e tyre çfardo funksioni te kene

Next Post
Shkakton polemika/ Izraeli pranë vendosjes së dënimit me vdekje për palestinezët! Ministri paraqitet me “litarin në fyt”

Shkakton polemika/ Izraeli pranë vendosjes së dënimit me vdekje për palestinezët! Ministri paraqitet me “litarin në fyt”

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    O Murriz po len nam me biografite dhe luften e klasave.Sa per Lym Keten ti nuk ke surrat te flasesh llapaqen . Ai eshte i ri dhe po pate vrejtje per punen e tij flit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In