• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e Dumanit/ Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Berisha ka frikë për hallet e tij! Dyrmishi: Kim bëri arbitrin

by Java News
16/12/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Dikur ishte  qokaxhi, po nga sot, si do jetë “fati” i SPAK?’ Të ftuarit në Studio Live në Report Tv e kanë parë pozitivisht zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e SPAK-ut. Të intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, juristja Brizida Gjikondi dhe eksperti i sigurisë Ajran Dyrmishi u shprehën se prezenca e Kim ishte e nevojshme, qoftë edhe si arbitër.

Për aktivisten Gjikondi, përzgjedhja e kreut të SPAK është një ndër çështjet më të rëndësishme. Dikur SPAK, sipas Gjikondit ishte thjesht “qokaxhi”.

Prokuroria e Posaçme ka qenë i infektuar, madje sipas juristes prezenca e Kim ishte aq i nevojshëm, madje po aq sa ka meritën për një proces cilësor.

“Ka shumë persona që u duket si pa rëndësi zgjedhja e kreut të SPAK-ut. Ka shumë rëndësi sepse po të heqin frymën e infektuar që ka pasur këto 3 vite SPAK-ut, i cili më shumë dukej si qokaxhi, që duhej të bënte që politikanët t’u dridheshin leqet, kjo e bën atë të rëndësishëm. Shyqyr që ishte Kim që bëri të mundur që kjo garë të përfundonte kështu siç përfundoi.- tha Gjikondi.

Për ekspertin e sigurisë, Arjan Dyrmishi, ambasadorja ishte aty për të garantuar se procesi ishte me integritet.

“Siç u takon ndërkombëtarëve që bëjnë arbitrin. Pra, ambasadorja ishe për të garantuar se procesi është me integritet. Dhe besoj se thelbi duhet të ishte ky, se çfarë e cenonte procesin.”- tha ai.

Të pyetur nëse politika ka frikë nga SPAK, dy të ftuarit ranë në një farë konsensusi.

“Politika në Shqipëri është e udhëhequr nga qasja, loja e eliminimit të kundërshtarit dhe nga kjo pikëpamje palët politikë përpiqen të mos lënë vakum.- u shpreh ai.

“Ai ka frikë nga SPAK. Deklaratat e Berishës duhen parë nga pikëpamja e një njeriu që ka hall personal, në SPAK është Gërdeci, Klubi i Partizanit e shumë gjëra të tjera. (…)

SPAK mund të bëjë të mundur atë që s’ka bërë dot të mundur shqiptarët, të shpërbëjnë një klasë politike. Ka shumë frikë nga ai lloj SPAKU që se ka nën kontroll.’-tha Gjikondi.

Kush është Altin Dumani në sytë e një juristeje?

“Altin Dumani është një prokuror që gjatë gjithë karrierës ë tij ka pasur vetëm të bëjë në përputhshmëri me ligjin. Madje ndonjëherë e kam cilësuar edhe si sëpatë sepse është njeri që nuk ndikohet nga interesat e askujt. Po të shohësh se kush e ka votuar Dumanin sot e kupton se kujt ja ka bërë ysmetin politikës.”- tha Gjikondi.

Altin Dumani eshte drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme.

Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës./m.j

Next Post
Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt: Ish polici Jeton Lami “kyç” gojën, familjarëve të ish-agjentit u afrohet mbrojtje nga shteti

‘Bashkëpronarë në lojëra fati’/ Gazetari: Martinaj, njohje me politikanë në Kosovë. E ndihmuan të arratisej...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In