• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e delegatëve të PS, Balla: Proces transparent dhe pjesëmarrje e lartë

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së delegatëve të Partisë Socilaiste për qarqet e Fierit dhe Beratit, nënkryetari i grupit të deputetëve socilaist Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat ku ka vlerësuar procesin.

Sipas Ballës, përfaqësuesit e këtyre qarqeve në Kongresin e 19 marsit u zgjodhën në mënyrë demokratike dhe transparente sipas parimit një anëtar një votë. Referuar pjesëmarrjes ai bëri me dije se në votime morën pjesë 73.1 % e anëtarësisë socilaiste.

“Do doja që në këtë komunikim me mediat të falënderoja të gjitha anëtarët e PS në 4 qarqet ku u zhvillua procesi i zgjedhjes së delegatëve, Berat, Fier, Elbasan dhe Korçë. Ishte një pjesëmarrje mbresëlënëse, e shkëlqyer, proces demokratik e transparent. Ky proces zhvillohet i tillë vetëm në PS. Jemi e vetmja forcë që delegatët i zgjedh me një anëtar, një votë. Doja të ndaja disa nga dhënat e procesit. Në të 4 qarqet morën pjesë 24 mijë e 783 anëtarë, pra 73.1% e gjithë anëtarësisë”, tha Balla.

Sipas Ballës gjatë procesit u përmbush zotimi për të garantuar një pjesëmarrje 50% gra e 50% burra në Kongres.

“Nga ky proces u zgjodhën delegatët ku dua të theksoj që nga 337 delegatë, 146 prej tyre janë gra dhe 109 prej tyre të rinj e të reja. Këtu është respektuar vendimi i Asamblesë Kombëtare të PS për të garantuar një pjesëmarrje 50% gra e 50% burra dhe 1/3 të rinj”, u shpreh ai.

Ai njoftoi se fundjavën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet në Lezhë e Dibër.

“Procesi i zgjedhjes së delegatëve javës që vjen në Lezhë dhe Dibër. Do iu kërkoja anëtarëve të PS në këto qarqe në qendrat e votimit të ushtrojnë detyrimin e tyre statutor për të votuar delegatët e kongresit. Ky është një proces i rëndësishëm. Ka kaluar përmes shumë konsultimeve. Ky proces përmbyll fazën e parë të Kongresit të PS-së dhe më 19 mars pasi të jetë mbyllur procesi edhe në qarqet e tjera, shkojmë në Kongres. Faleminderit 25 mijë anëtarëve në këto qarqe”, përfundoi Balla.

Next Post

Energji falas, opozita paraqet projektligjin për 82 mijë familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In