• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjebja po qarkullon si çdo stinë, QSUT: Problem është rezistenca ndaj mjekimit

by A R
23/10/2024 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka shpërthim të sëmundjes infektive të zgjebes në popullatë.

Mjekët dermatologë të QSUT-së qetësojnë duke thënë se rastet janë rutinore si gjatë gjithë vitit, por ajo që përbën shqetësim është rezistenca ndaj mjekimit.

“Vizitat në ambulator në QSUT tregojnë se nuk ka raste të shtuara me skabie. Kemi raste rutinore si në çdo stinë të vitit. Ajo që konstatohet është rezistenca ndaj mjekimit dhe kjo për shkak të mënyrës jo të mirë të aplikimit të tij. Personat nuk zbatojnë rregullat para dhe pas mjekimit, ndërsa shkojnë sa nga njëra klinikë në tjetrën për të marrë mjekim dhe duket sikur rastet janë në shtim,” thotë dermatologia e QSUT-së, Entela Shkodrani.

Zgjebja transmetohet përmes kontakteve të ngushta dhe kryesisht përmes rrobave, peshqirëve, çarçafëve dhe mes personave të së njëjtës familje.

“Kjo është një sëmundje që kërkon higjienë para dhe pas aplikimit të trajtimit. Rregulli bazë është që kur një person trajtohet me skabie në familje, bashkë me të duhet të trajtohet e gjithë familja në të njëjtën kohë. Mjekimi nuk lë imunitet. Riinfektimi është i mundur nëse nuk zbatojmë rregullat,” shprehet dermatologia.

Mjekja tregon shenjat e para që duhet të na vënë në lëvizje.

“Shenjat e para fillojnë me kruarje kryesisht në duar, bark. Puçrrat janë dyshe dhe të ngjitura me njëra-tjetrën. Kruarjet realisht janë të forta. Zakonisht ato dalin gjatë kohës së gjumit natën,” shton Dr. Shkodrani.

Zgjebja është e mjekueshme dhe nuk lë komplikacione. Nga ajo mund të riinfektohesh pasi trajtimi nuk lë imunitet.

Infektimi nuk ka lidhje më mungesën e higjienës, por me kontaktin ndaj personit që e ka këtë mikrob. Mjekët bëjnë apel të bëhet kujdes me mjekimin.

/a.r

Next Post
Von der Leyen, nga Tirana: Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së

Von der Leyen, nga Tirana: Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In