• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Zgjati me ditë’, historia e jashtëzakonshme e Gencit nga Vlora, që shkoi në Itali me fuçi

by Java News
12/10/2022 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisioni “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Genci Rexhepaj, një shqiptar i cili prej katër vitesh jeton në Këln, të Gjermanisë. Kur u nisëm na dukej sikur Italia ishte në Sazan. Mendonim se do të arrinim për disa orë. Por zgjati me ditë. Nuk e dinim se çfarë na priste. Natën dëgjonim ulërima në det, vdiqëm, vdiqëm”, shprehet Genci Rexhepaj, duke kujtuar udhëtimin më të vështirë të jetës, sot nga Gjermania! Ai tregon se është nga Vlora, por ka jetuar prej 25 vitesh në Itali, në Toskana. Në 22 shtator të vitit 2018 ai largohet së bashku me familjen drejt Gjermanisë.

“ Eksoidi im i parë ka nisur në mars të vitit ’91, ka qenë drejt Italisë. Ishte një moment shumë i vështirë në Shqipërinë e asaj kohe sepse këtu çdo gjë kishte marrë fund. Ishim pa punë, pa shpresë për të ardhmen. Jemi larguar me zadra, katër fuçi bitumi prej llamarine në çdo krah që lidheshin sëbashku dhe i vendoseshin dërrasa përsipër për të krijuar kështu një mjet transporti primitiv që do të na çonte drejt Italisë nëpërmet Vjosës. Isha duke shëttiur me një mik përgjatë skelës dhe ai ma propozoi idenë.

Vëllezërit i kisha jashtë, kishin ikur me vizë drejt Italisë me tragetin e dytë që u largua atëherë dhe mendonte që mund të na ndihmonin. Edhe unë tentova atëherë për të ikur më vëllezërit, por regjimi ishte ende i ashpër dhe dikush tha se do largohesha për të mos u kthyer më, e kështu nuk ma dhanë vizën. Tentova të ikja nga Durrësi, aty më mbajtën edhe pasaportën sepse më thanë që figuroja me probleme, për shkak të tentativës së parë.

Im atë ishte oficer, kurse ime më arsimtare, nuk kisha probleme me shtetin e ndaj kjo më habiti. Kërkova pasaportën por një polic më kërcënoi, më tha të ikja sa nuk më kishin futur brenda në birucë e të mos dintë më gjë njeri për mua. U ktheva në Vlorë, i detyruar. Vëllezërit ndërkohë ndodheshin në jug të Italisë dhe kur u bë eksodi i parë, ata u bashkuan me refugjatët për të përfituar dokumentat. Me vëllezërit lidhesha me vështirësi sepse në atë kohë nuk kishte as telefona, shkonim në postë që të lidheshim me ta.

E pranova propozimin e shokut por rëndësinë ia pashë kur shkuam dhe pamë zadrën tek ndërtohej. Vërtet parahistorike, ishte e frikshme. Më pas këtë zadrën e morën dhe e transportuan buzë detit kur qëndronin edhe 17 zadra të tjetra. Që prej aty u nisëm menjëherë, ishim 9 veta mbi një zadër. Kur e kujtoj tani, është çmenduri sepse ato ishin shumë të pasigurta. Ishin thjesht katër fuçi prej llamarinë të lidhura me litar ku sipër qëndronin disa dërrasa dhe bëhej një trup i vetëm. Vështirë se të çonin deri në Sazan e jo më deri në Itali. Mbi të qëndronin 9 veta, dhe drejtohej nga 4 lopata, dy përpara dhe dy pas. Policia erdhi dhe na pa, por nuk na thanë gjë. I lanë njerëzit të iknin. Me vete kishim marrë disa ushqime dhe mendonim që për pak orë do ishim në itali. Duke ecur arritëm në drejtimin e Sazanit. U propozova që të ecnim duke e lënë Sazanin ën shpinë si pikë orientimi.

U spostuam majtas, e vumë Sazanin pas dhe po ecnim në drejtim të Italisë. Duke ecur na erdhi errësira, si mund të lundroje në errësirë? Nuk shikonim asgjë. Mua më kishte treguar dikur një peshkatar që nëse rastis të ikësh në fuçi, mos harro. Bëj një tel në formën e shkronjës T, si kryq, sepse më anë të valëve të kapin anije të tjera që mund t’ju ndihmojnë. Ua propozova këtë zgjidhje dhe pashë se nga Perëndimi dallohej Arusha e madhe. Mendova që të mbanim atë si orientim dhe të ecnim drejt dhe pastaj të rrotulloheshim nga e marta në të djathtë si puna e orës. Duke ecur e duke u spostuar majtas, na gjeti e nesërmja.

Nuk po shikonim asgjë, vetëm det. As anije, as ndonjë avion e as tokë. Të nesrmën filloi edhe sherri. U frikësuan, më thoshin që po i drejtoja gabim, që po ecnim kuturu. I thashë të mbanim këtë drejtim sepse e dija që nga lind dielli është Shqipëria dhe nga perëndon është Italia. Nisën debatet dhe u tërhoqa, i lashë ta drejtonin si të donin. E provuan një ditë ta drejtonin vetë, e panë që po ecnin kot se nuk kishin as busull dhe më thanë që ta drejtoja unë më mirë. Unë ndoqa drejtimin e parë, por kur erdhi mbrëmja ishim të rraskapitur.

Thoshin: nuk kemi më shpresë, ne do vdesim. Duke ecur na ra edhe njëra nga lopatat. U thashë që duhet ta merrnim patjetër sepse ndryshe na dilte dhe tjetra jashtë funksionit dhe ngeleshim me dy. U hodha në mes të detit teksa nga zadra më bërtisinin se ishte thellë dhe kishte peshkaqenë. Unë mora lopatën dhe u ktheva, u thashë që s’kishim zgjidhje na duhej patjetër. Atëherë në atë moment pamë një anije”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net

Next Post
“E ndaluar nga feja”/ Pedagogia: S’mund ta quajmë islamologe Ikballe Hudutin që kërkon gra për bashkëshortin

"E ndaluar nga feja"/ Pedagogia: S'mund ta quajmë islamologe Ikballe Hudutin që kërkon gra për bashkëshortin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

January 28, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

January 28, 2026

“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

January 28, 2026
Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Pse opozita nuk e ngre një “qeveri teknike” në hije?

January 28, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

VIDEO / Ish-ambasadori: Protestat nuk mjaftojnë, PD-së i duhet lidership i arsyeshëm…

January 28, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Historia e njeriut në plep dhe Berishës në rrugë!

January 28, 2026
‘Fluturojnë’ çmimet e banesave, sot kushtojnë 40% më shumë se në 2021

Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In