• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zezakët” e politikës shqiptare!

by Ilirjan Blloshmi
15/12/2020 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilirjan Blloshmi

“Në kohën e skllevërve ishin dy lloj zezakësh: Zezaku i shtëpisë dhe zezaku i fushës.

Zezaku i shtëpise jetonte pranë të zotit të tij. Në shtëpinë e madhe, në bodrum, ose në një pjesë ngjitur shtëpisë.

Ai vishej mirë, hante mirë, atë çfarë i linte i zoti. Ai e donte të zotin e tij më shumë se sa i zoti e donte vetëveten.

Nëse i zoti thoshte, “kemi shtëpi të mirë,” ai thoshte, “po, kemi shtëpi të mirë.”

Nëse shtëpia e të zotit zinte flakë, zezaku i shtëpisë ishte ai që do vraponte ta shuante këtë zjarr.

Nëse i zoti do të sëmurej, zezaku i shtëpisë do të thoshte, “cfarë u bë? Jemi sëmurë, jemi sëmurë”!

Kjo është mënyra e të menduarit të një zezaku shtëpie.

Nëse nje skllav i fushës do të vinte e të thoshte: “Le të ikim, le të ndahemi nga ky zotri i vrazhdë”, ai thoshte “pse?” Ku mund të gjejmë më mirë se këtu? Unë nuk do të shkoj askund”.

Ky është zezaku i shtëpisë. Në atë kohë, ne i quanim zezakët e shtëpisë.

Të njëjtë i quajmë edhe sot sepse kemi ende shumë zezakë të shtëpisë.”

Kjo është një pjesë nga intervista e Diesel Washington dhënë në fillim të viteve 90.

Ngjashmëria me situatën që po kalon Shqipëria është tmërrsisht e ngjashme.

Sot në Shqipëri “zezakun e shtëpisë” e ka zëvëndësuar ai që përfiton nga politika.

“Zezakët e shtëpisë” sot janë fëmijët e Ilir Metës, që studiojnë në Angli.

Është i biri Sali Berishës, që nuk ka asnjë ditë punë në librezën e tij, por është milioner.

“Zezaku i shtëpisë” sot është i biri Ramës, i biri Fahriut, i biri Tom Doshit.

“Zezaku i shtëpsië” është çdo barbon i administratës.

E për të mbrojtur këto të mira “zezakët” e politikës shqiptare nuk e kanë problem t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

“Zezakët e politikës” nuk duan t’ia dinë nëse shoqëria shqiptare, është gdhirë me ankthin e pasigurisë, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivën e tmerrshme dhe vizionet e cunguara.

“Zezakët” e politikës tonë nuk e dinë se çfarë është, kur numëron me ankth regjistrin e pafundmë të problemeve.

Pa drita, pa punë, me infrastrukturë shkatërrues, pa përkujdesje shëndetësore, me korrupsion të madh etj.

Ata nuk e njohin se kjo është fizionomia e jetës shqiptare.

Gjithë kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuhën më të thjeshtë, ka vetëm një adresë: politikën dhe zezakët e saj.

Duke parë zhvillimet politikë në Shqipëri, s’kemi sesi të mos gjëmojmë me të njëjtat klithma, sikur At Gjergj Fishta: Zot ruaje Shqypnin nga shqyptaret.

S’do mend se kriza e përgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi që po ndodhin kudo, i ka kundërshtarët e vet, pikërisht ata të cilët janë të thirrur të krijojnë zgjedhje më optimale, tek politika dhe zezakët e saj.

Prandaj ju që protestoni, prostestën mos e ndalni, por mos e shkatëroni këtë vënd, mos e prish atë biznesin privat, mos i thyej xhamat atij që shet celular.

Mos dëmto semaforin, as tabelat, shko e thyej turinjtë zezakut të politikës.

Ai e ka fajin për këtë që po na ndodh ne. Edhe nëse fitojmë statusin e vendit kandidat në BE nuk fitojmë dot dinjitetin.

Duhet ngadhënjim. Beteja qytetare për dinjitet është e vetmja betejë reale për europianizim.

Beteja për dinjitet është e vetmja që mund ta lëvizë Shqipërinë nga stacioni “Shqipëria si Shqipëria”, tek stacioni “Shqipëria si Europa”, ku qytetarët e ngazëllyer shqiptarë nuk do të keqpriten nga europianët e lodhur.

Aktualiteti i klithmës kombëtare: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, merr vlerë vetëm nëse është e sinqertë dhe si ngasje e betejës për dinjitet, e jo për politikë e zezakët e saj.

Prandaj mos e shkatërroni këtë vënd. Që për të qëndruar lirshëm duhet të palosesh në dysh.

Duajeni këtë vënd, se ky vënd si i yni është aq i vogël sa mund t’ja vizatosh hartën 1me1 në një paketë cigaresh.

Next Post
Vizita e parë zyrtare/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë 3 ditore në Shqipëri

Vizita e parë zyrtare/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë 3 ditore në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In