Qeveritarë serbë në kabinetin e Isa Mustafës vazhdojnë të injorojnë simbolet e shtetit të Kosovës edhe në dokumentet zyrtare.
Kështu zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, njoftimet dhe komunikatat për media i lëshon pa logo, pa stemë, pa emër të institucioneve si dhe pa domenin zyrtar “@rks-gov.net”. Po ashtu për Stojanoviqin gjuha serbe është gjuha e vetme zyrtare në Kosovë, shkruan “Koha Ditore”.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga zyra e tij për këtë formë të komunikimit, por ata nuk janë përgjigjur. Ndërkaq në zyrën e kryeministrit vetëm kanë ofruar formatin se si i lëshojnë ata komunikatat, por ka munguar një përgjigje për metodën e aplikuar nga zëvendëskryeministri Stojanoviq.
Megjithëse janë pa logo, komunikatat që lëshohen nga zyra e kryeministrit kanë domenin zyrtar të Qeverisë. Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore obligon institucionet që t’i vendosin simbolet në çdo dokument zyrtar…(b.an)