• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

by Os De
01/09/2025 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të zëvendësuar gjatë vitit 2025 tre anëtarë të saj, skema e përtëritjes duket se ka dështuar në praktikë. Tre gjyqtarët e përfshirë janë Elsa Toska, Holta Zacaj dhe Sonila Bejtja, për mandatin e së cilës ende nuk ka një vendim.

Për vendin e Elsa Toskës, e dorëhequr një vit më parë, procesi ka ngecur pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi rrëzoi kandidaturat si të papërshtatshme dhe i kërkoi Kuvendit të hapë garën nga e para. Parlamenti nuk e ka bërë këtë, duke pritur një interpretim nga vetë Gjykata Kushtetuese, mes akuzave për përcaktim të gabuar të afateve të mandatit.

Edhe zëvendësimi i Holta Zacajt ka hasur ngërç, ndonëse gjykata urdhëroi nisjen e procedurës. Gjykata e Lartë e hapi garën në dhjetor, por pas 10 muajsh nuk janë vlerësuar të gjithë kandidatët. Verifikimi ka përfunduar për Naureda Llagamin, Florian Ballhysën dhe Asim Vokshin, ndërsa vazhdon për Denar Bibën dhe Alma Faskajn.

Ligji parashikon 4 muaj për zëvendësimin e një anëtari, por KED nuk ka sqaruar arsyet e vonesës. Ndërkohë, për mandatin e Sonila Bejtjas, Presidenti ka 8 muaj që ka vënë në lëvizje procedurën, por seanca e parë gjyqësore është caktuar më 16 tetor.

Gjatë vitit 2025 pritet të zëvendësohet vetëm Holta Zacaj, duke e bërë të pamundur zbatimin e skemës së përtëritjes që parashikon largimin e tre anëtarëve çdo tre vjet.

 

 

Next Post
Grupi i kokainës në Tiranë/ Trafikantët 3 muaj në përgjim! Lëviznin me makina të njëjta për të ngatërruar policinë

Grupi i kokainës në Tiranë/ Trafikantët 3 muaj në përgjim! Lëviznin me makina të njëjta për të ngatërruar policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In