Zëvendësimi i Ballës nga Gjiknuri në PS?/ Justifikimi i Spiropalit: S’është çudi, mandatin e ri nuk e kemi marrë lehtshëm

Spiropali 3

Spiropali nuk e sheh me çudi faktin që Gjiknuri zëvendësoi Ballën si Sekretar i Përgjithshëm i PS.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24, Spiropali tha se PS nuk e ka marrë lehtshëm mandatin e tretë, por po përgatitet për një sfidë të madhe.

SPIROPALI: Nuk është çudi. Janë ndarë përgjegjësitë. Kryetar grupi parlamentar është detyrë nga më të rëndësishmet, sidomos që tani me parlamentin e ri. Sekretari ka punë partiake, kërkon angazhim gjatë gjithë ditës. Po përgatitemi për sfidë të madhe në mandatin e ri, nuk e kemi marrë lehtë.

Ashtu si disa nga ministrat që kanë ndryshuar pozicionet nuk janë shkarkuar. Janë disa punë që duhet ti bëjmë dhe ti bëjmë mirë, besimi i qytetarëve nuk dueht nëpërkëmbur. Punët nuk duhen bërë vetëm në funksion të qytetarëve, por edhe të një qeverisjeje të mirë.

Sa i përket prezencës së lartë të grave në qeveri, Spiropali mbështeti vendimin e kryeministrit duke theksuar se ato e marrin ëprgjegjësinë, bëjnë punën, madje shumë më mirë se disa burra që kanë përgjegjësi.

PYETJA: Sa unison ka në qeveri, sa konkurrencë apo xhelozi para kryeministrit?

SPIROPALI: Kjo pyetje nuk bëhe asnjëherë kur në qeveri ka 70- 90% burra. Nuk ishte qëllimi juaj, por pyetja juaj ka një paragjykim për gratë. Është lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë, është ërë edhe lajm. Shqipëria jep një shembull të barazisë gjinore, duhet të jetë krenari, arritje e Shqipërisë. Sa i takon detyrave, gratë kanë treguar në qeveri, në Kuvend. Gratë kanë treguar se marrin përgjegjësi, punën e bëjnë, madje shumë më mirë se disa burra që janë ngarkuar me përgjegjësi. Është lajm shumë i mirë.

Karakteri i gjithësecilit nuk varret nga gjinia. Por është individuale secili. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com