Kuvendi tërhiqet nga vendimi, pas hapjes se garës për të zëvendësuar Gent Ibrahimin dhe Sandër Beçin në KLP. Shkak është bërë vendimi i KLP për shtyrjen e mandatit për Ibrahimin dhe Beçit të cilëve u mbaron mandati më 18 dhjetor 2021 dhe jo në shkurt 2021.
Kjo pasi sipas KLP, merret për bazë data e konstitumit të KLP me 19 dhjetor 2018. Ndërsa parlamenti kishte llogaritur si afat zgjedhjen e Beçit e Ibrahimit nga parlamenti ne muajin shkurt 2018.
Ky është vendimi që KLP i ka percjellë zyrtarisht parlamentit. Të njëjtën gjë pritet që sot ta shqyrtojë edhe KLGJ, pasi parlamenti ka hapur garën edhe për zëvendesimim e dy anëtarëve të saj.
Në KLGJ dy anëtarëve që u mbaron mandati sipas Kuvendit janë Erjon Muharremi e Maksim Qoku.
Edhe KLGJ sapo ka marrë vendimin se mandatet e Muharremit e Qokut mbarojnë me 12.12.2021. Kësisoj i bie që edhe për KLGJ Kuvendi do e anulojë garën.
/e.rr