Krahas delegacionit zyrtar të Kosovës, në Bruksel po qëndron edhe një delegacion që nuk dihet nëse e ka lejen e Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Siç njofton RTS, në Bruksel ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq.
Zëvendësi i kryeministrit Mustafa, sipas këtij mediumi serb, në kryeqytetin e Bashkimit Europian po njofton zyrtarët europianë me mospajtimin e përfaqësuesve serbë me Ligjin e miratuar për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.
Stojanoviq, për ta folur këtë çështje, sot është takuar me Edëard Kukanin, përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin, ndërsa ka paralajmëruar takime edhe me zyrtarë të tjerë. (b.an)