Një aksident i rënë është shënuar orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë – Milot. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve tre shtetas kosovarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Informacionet e para flasin për një aksident si pasojë e hyrjes së gabuar në rrugë të një zetori. Ky i fundit i ka prerë rrugën mjetit tip Golf ku udhëtonin 3 personat nga Kosova.
Identiteti i të plagosurve nuk është bërë i ditur ndërsa ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve. /b.d











