• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zëri i Amerikës: SHBA ndërmjetëson marrëveshjen për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd

by Java News
20/01/2020 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin, në praninë e ambasadorit Richard Grenell, njëherësh i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Zoti O’Brien, citohet të ketë thënë se marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit e të dyja vendeve paraqet “marrëveshje historike”, ndërsa theksoi se nuk ka pasur fluturime të tilla ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash e 21 vjet.

Fluturimet do të realizohen nga kompania ajrore gjermane “Lufthansa”.

Ambasadori Grenell shkroi se “presidenti amerikan, Donald Trump, edhe një herë tjetër na mundësoi një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të vendosur fluturimin e parë në mes të Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet”, shkroi ai.

Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, mirëpriti kërkesën për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

“Unë mirëpres kërkesën e Lufthansas për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Jam mirënjohës këshilltarit Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për çuarjen përpara të këtij procesi”, shkroi presidenti Thaci në rrjetet sociale.

Ndërkaq kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “nisma për hapjen e linjës së tretë civile ajrore për fluturime komerciale me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është një hap i madh në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”.

Synimin e kompanisë gjermane, e mirëpriti edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komandanti i misionit tonë të KFOR-it mban autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244. NATO-ja do të mbetet e përfshirë në procesin e gjatë të normalizimit të trafikut ajror në Ballkan”, thuhet në reagimin e zotit Stoltenberg.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, citohet në njoftim të zyrës së tij të ketë thënë se me këtë vihet kontakti në mes dy autoriteteve të aviacionit civil, atij të Kosovës atij të Serbisë si partnerë të barabartë.

“Ky është hap i parë drejt normalizimit të plotë të hapësirës ajrore të Kosovës dhe hapjen e korridoreve ajrore me gjitha shtetet përreth saj. Nga kjo do të përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet e Aeroportit të Prishtinës”, citohet të ketë thënë zoti Berisha.

Ndërkaq drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se linja ajrore mund të jetësohet pas heqjes së tarifave që Kosova u ka vënë prodhimeve serbe dhe pas rifillimit të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë u vendosën në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e Kosovës si kundërvënie ndaj fushatës serbe kundër pavarësisë së Kosovës.

Serbia kushtëzon rihapjen e bisedimeve më heqjen e tyre, ndërsa Prishtina rezistoi trysninë ndërkombëtare për pezullimin e tyre.

Marrëveshja e sotme është e para e nënshkruar ndërmjet të dyja vendeve pa praninë e Bashkimit Evropian që është lehtësues i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Po ashtu, kjo është arritja e parë në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve që kur ambasadori Grenell është përfshirë në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Voa/

Next Post
U dështoi tentativa për të parakaluar triçiklin, përplasen dy makina në Pogradec. Raportohet për 6 të plagosur

U dështoi tentativa për të parakaluar triçiklin, përplasen dy makina në Pogradec. Raportohet për 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In