• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zëri i Amerikës: Prej katër muajsh pa paga, punëtorët e rafinerisë në Ballsh ngrihen në protestë

by Java News
04/02/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa qindra punëtorë të Rafinerisë së Naftës në Ballsh i janë rikthyer protestave duke kërkuar pagat që nuk i kanë marrë prej 4 muajsh dhe rikthimin e uzinës në punë. Brunilda Jahaj, Shefe Sigurimit Teknik, tha se uzina ka edhe mjaft probleme të sigurisë dhe autoritete duhet të ndërhyjnë. Përfaqësuesit e Kompanisë “Tosk Energji” që administron Uzinën nuk kanë dhënë deri tani asnjë deklarim.

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e ndërpreu aktivitetin në fundshtatorin e vitit të shkuar duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë. Përfaqësuesit e uzinës e lidhën ndërprerjen e aktivitetit me mungesën e naftës bruto që sigurohej nga kompania “Bankers Petrolium”, ndërkohë që sindikatat kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën.

Kompania e prodhimit të naftës bruto “Bankers Petroleum” tha atëherë përmes një njoftimi për shtyp se “Tosk Energji”, kompania që menaxhon rafinerinë e Ballshit, “nuk kishte arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019”. Sipas Bankers, palët kishin rënë dakord që “Tosk Energji “ të garantonte pagesat përmes një letër krediti, por nga shtatori i vitit të shkuar letërkrediti për të vijuar operacionet tregëtare mes dy kompanive nuk ishte siguruar dhe Bankers ndërpreu furnizimin me naftë bruto për uzinën.

Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit. Kompania “Tosk Energji” u themelua në Shqipëri në vitin 2015 me pronarë që mbulohen nga një kompani guackë, e regjistruara në Zvicër. Administrimi nga Tosk Energji i Uzinës erdhi pas largimit te një kompanie tjetër te quajtur IRTC, e cila la pas dhjetëra milionë euro borxhe sidomos në institucione publike dhe paga të prapambetura. / Voa/

Next Post
VIDEO+FOTO/ E akuzoi për dhunë, por zbulohet audio si Amber Heard pranon se goditi ish-burrin Johnny Depp

VIDEO+FOTO/ E akuzoi për dhunë, por zbulohet audio si Amber Heard pranon se goditi ish-burrin Johnny Depp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In