• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Në Komisionin e Helsinkit, shqetësim për paketën anti-shpifje në Shqipëri

by Java News
12/12/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa anti-shpifje që ka ngjallur debat në Shqipëri dhe reagime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e Helsinkit në Uashington të mërkurën. Në kushtet kur Shqipëria merr kryesinë e radhës në OSBE në janar, këshilltari i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand shprehu nevojën për një autoritet moral dhe në këtë frymë tha se një vullnet për të marrë parasysh kritikat ndaj paketës anti-shpifje do të jenë tregues.

Siç njofton kolegia Keida Kostreci, në diskutimin e Komisionit të Helsinkit, me anëtarët të delegacionit të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, zoti Hand shtroi pyetjen se si ndikojnë ligjet e paketës anti-shpifje tek besueshmëria e saj për të nxitur vendet e tjera që të marrin hapa përpara.

Ditmir Bushati, kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Partisë Socialiste tha se e kupton këtë shqetësim.

“I kuptojmë shqetësimet e shprehura nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e medias. I kemi parë dhe ndjekur kritikat jo vetëm nga OSBE-ja, sespe edhe BE-ja ka shprehur kritika lidhur me këto ligje dhe do të doja të shprehja bindjen time se në fund të këtij procesi, një zgjidhje racionale do të triumfojë”.

Qëndrimi i zotit Bushati lë të kuptohet se shumica është e hapur për ndryshime. Qeveria ka lënë të kuptohet se qeveria nuk po tërhiqet, duke thënë se çështja është tani në parlament.

Disa nga ato sfida me të cilat përballet OSBE-ja dhe do t’i duhet të merret Shqipërisë si kryetare e radhës, ajo i ka ende të pazgjidhura plotësisht vetë, si sistemi zgjedhor, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, si edhe demokratizimi.

Një shembull është debati i fundit për paketën anti-shpifje. Zoti Hand tha se çështje si kjo vënë në pikëpyetje autoritetin moral të Shqipërisë kur trajton çështje të lirisë së medias në vende të tjera.

“Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë dhe Shqipëria t’i ketë këto ligje, por edhe do të jetë e vështirë që Shqipëria që të ngejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim”, i tha ai Zërit të Amerikës”.

Ai shtoi se “Shqipëria duhet të bëjë hapa përpara në këto fusha, nëse si kryetare e OSBE-së do që të nxisë dhe t’u kërkojë vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa në një drejtim pozitiv”.

“Kështuqë kur e ngrita si çështje në diskutim, ishte në kontekstin që janë bërë kritika nga përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, si edhe nga pjesë e mirë e shoqërisë civile. A ka gjë tjetër që qeveria e Shqipërisë ose anëtarët e parlamentit mund të bëjnë, që këto shqetësime të adresohen në një rishkim të projekt-ligjeve, të gjendet një zgjidhje që të ketë më shumë konsensus”.

Zoti Hand tha se mënyra se si trajtohet kjo çështje, mund të përdoret si një shembull pozitiv i angazhimit me shoqërinë civile dhe bashkëpunimin me institucionet e OSBE-së, për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.

“Shpresoj që ky proces të mos jetë mbyllur, por të jetë në vazhdim e sipër dhe të kemi një zgjidhje të mosmarrëveshjeve lidhur me projekt-ligjet që ekzistojnë tani”, tha ai.

Rudina Hajdari, anëtare e delegacionit të Shqipërisë nga opozita, ra dakord me shqetësimet.

“Do të vazhdojmë të shprehim kundërshtimin tonë dhe të vëzhgojmë situatën”, tha ajo.

Duke shprehur shqetësimet për mungesën e vullnetit të qeverisë për kompromis, për çështje si reforma zgjedhore dhe paketa e ligjeve anti-shpifje, ajo tha për Zërin e Amerikës:

“Ne duhet t’u tregojmë vendeve të tjera anëtare që ne jemi një partner solid për ta marrë këtë sfidë përsipër.”

Në diskutimin e Komisionit të Helsinkit, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, folën për përparësitë që do të ndjekë Tirana në vitin kur mban kryesinë.

Zoti Hand solli edhe një perspektivë historike, duke rrëfyer se si në vitin 1991, në një seancë të Komisionit të Helsinkit, shkrimtari Ismail Kadare bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara ta mbështesnin aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, jo si mbështetje për regjimin por për t’u dhënë shpresë njerëzve.

Ai iu drejtua zonjës Hajdari, vajzës së njërit prej protagonistëve të lëvizjes pro-demokraci dhe një nga figurat e Partisë Demokratike, Azem Hajdarit.

“Babai juaj, ndërhyri menjeherë duke thënë ‘e mbështet plotësisht zotin Kadare dhe kjo do të ishte një mbështetje e madhe morale për popullin e Shqipërisë që ka vuajtur aq shumë’”.

Zoti Hand sugjeroi që me kryesinë e radhës së Shqipërisë plotësohet një cikël dhe shprehu shpresën që kjo të jetë një nxitje për të çuar përpara procesin e demokracisë dhe tranzicionit deri kur t’i plotësojë të gjitha aspiratat për integrim evropian. /VOA/

Next Post
Tërhoqi 15 mijë euro nga banka në Burrel, por i dalin përpara maskat dhe ia marrin të gjitha

Tërhoqi 15 mijë euro nga banka në Burrel, por i dalin përpara maskat dhe ia marrin të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In