• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Lindjet shënojnë rënie në Shqipëri, ja qarqet me më pak shtesë popullsie

by Java News
13/02/2020 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i lindjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë shënuan rënie në vitin 2019 në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave, publikuar të enjten, “gjatë vitit 2019 lindën 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me vitin 2018. Shtesa natyrore e popullsisë që përfshin numrin e lindjeve në raport me vdekjet shënoi gjithashtu një rënie me 7,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2019 vetëm katër qarqe të Shqipërisë shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. Sipas Instat numri më i madh i lindjeve për vitin 2019 shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje dhe kjo lidhet sipas analistëve me përqëndrimin e madh të popullsisë vitet e fundit në kryeqytet.

Numri më i vogël i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje dhe kjo lidhet kryesisht me emigrimin e një pjese të madhe të popullsisë nga ky qark.

Nuk ka të dhëna për numrin e lindjeve në raport me numrin e popullsisë për sejcilin qark, por sipas të dhënave të Instat rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, e zë qarku i Kukësit me 15,9 %.

Raporti i Instat vlerëson se “Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv”.

Sipas Raportit “ky koeficient për Shqipërinë është 2,5, dhe është më i lartë se disa vende të rajonit si Mali i Zi (1,2), Maqedonia e Veriut (0,8), Serbia (-5,4). Ndërkaq Kosova, ndër vendet e rajonit e ka koeficientin më të lartë me 10,3 për një mijë banorë.

Rënia e lindjeve dhe e shtesës natyrore të popullsisë në Shqipëri, vit pas viti, është parë si një dukuri shqetësuese nga studiuesit e demografisë. Studiuesit kanë pohuar se vendi ndodhet në një “emergjencë demografike” dhe kanë kërkuar masa ndërhyrëse sidomos për të frenuar emigracionin dhe përmirësuar treguesit ekonomikë dhe social të familjeve shqiptare.

Fundin e vitit 2018 qeveria shqiptare vendosi të rrisë shpërblimin për lindjen e fëmijëve duke përcaktuar masën e 40 mijë lekëve për lindjen e fëmijës së pare, 80mijë lekëve për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120 mijë lekëve për lindjen e fëmijës së tretë. /Voa/

Next Post
“Fillimi i një epoke të re”, apeli i Johnson pas Brexi: Koha për një jetë më të mirë

“Tërmet” në qeverinë britanike, Boris Johnson shkarkon 8 ministra, kancelari Sajid Javid jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In