• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zëri i Amerikës: BE mund t’i ndëshkojë aleatët e Putinit për burgosjen e Navalnit

by A R
11/02/2021 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka të ngjarë të vendosë ndalime udhëtimi dhe bllokime pasurish ndaj aleatëve të Presidentit rus Vladimir Putin, ndoshta qysh këtë muaj, thanë tre diplomatë. Ata thanë se Franca dhe Gjermania kanë sinjalizuar gatishmërinë për ta bërë këtë.

Sanksionet, në përgjigje të burgimit të kritikut kryesor të Putinit, Aleksej Navalni, mund të jenë të parat që do të vendosen nën një kornizë të re të miratuar në dhjetor, e cila lejon BE-në të marrë masa kundër shkelësve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Por Berlini dhe Parisi ka të ngjarë që ende të mos e japin mbështetjen për hapat më të ashpra të kërkuara nga disa aleatë evropianë, siç është ndalimi i ndërtimit të tubacionit të madh të gazit Nord Stream II nga Rusia për në Gjermani.

Presioni për sanksionet është rritur që nga java e kaluar, kur Moska i zemëroi vendet evropiane duke dëbuar diplomatë gjermanë, polakë dhe suedezë, pa e njoftuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, i cili ishte në Moskë për një vizitë. Parisi dhe Berlini tani thonë se përgjigjja nuk duhet të mungojë.

Polonia, vendet balltike, Republika Çeke dhe Rumania kanë bërë presion për sanksione, ndërkohë që marrëveshja mes dy vendeve më të fuqishme të BE-së nënkupton që shtetet e tjera të BE-së nuk kanë gjasa t’i bllokojnë ato. Vendimi mund të merret kur ministrat e jashtëm të BE-së të mbajnë takimin e tyre të rradhës në 22 shkurt.

“Ne nuk mund t’i shmangim më sanksionet,” tha një diplomat evropian. “Ekziston një konsensus duke përfshirë atë brenda në Gjermani që të ketë sanksione. Ne nuk mund të përgjigjemi në ndonjë mënyrë tjetër,” tha ai.

Gjermania ka qenë e zëshme në mbështetje të Navalnit, i cili u kurua atje për atë që Berlini thotë se ishte helmim me një agjent nervor të epokës sovjetike. Por Gjermania ka edhe lidhje të ngushta energjetike me Rusinë.

Rusia kontrollon një të tretën e tregut të gazit të Evropës. Projekti prej 11 miliardë dollarësh Nord Stream II, i drejtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom, do të dyfishojë kapacitetin e një tubacioni ekzistues nënujor që anashkalon Ukrainën dhe privon Kievin nga tarifat e tranzitit.

Berlini, me mbështetjen e Parisit, thotë se sanksionet nuk duhet të synojnë tubacionin, pavarësisht nga masat ndëshkuese të SHBA kundër projektit dhe një rezolute të Parlamentit Evropian që kërkon bllokimin e tij.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas u tha ligjvënësve gjermanë të mërkurën se sanksionet nevojiten për të goditur rusët përgjegjës për burgimin e Navalnit. Ministria e jashtme e Francës, e pyetur nëse i mbështeste sanksionet, tha: “Zhvillimet e fundit, veçanërisht në lidhje me situatën e Aleksej Navalnit, do të merren plotësisht parasysh. Përgjigja e BE-së duhet të jetë e bashkuar, e fortë dhe gjithëpërfshirëse.”

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë lidhur me aneksimin prej saj të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Vitin e kaluar ajo vendosi ndalime udhëtimi dhe bllokim pasurish ndaj gjashtë zyrtarëve rusë të afërt me Putinin për helmimin e Navalnit. Moska ka mohuar përgjegjësinë për sëmundjen e Navalnit dhe thotë se nuk ka parë asnjë provë që të tregojë se ai ka qenë helmuar.

Në vitin 2018, kur një ish agjent rus u helmua në Britani, në atë kohë anëtare e BE-së, bllokut iu desh më shumë se një vit për të vendosur sanksione, të cilat synonin agjentët e inteligjencës ushtarake të nivelit më të ulët sesa udhëheqjen kombëtare të Rusisë. Tani BE-ja është nën presion për të marrë masa më të fuqishme dhe më shpejt.

Dy aleatë të Navalnit, Vladimir Ashurkov dhe Leonid Volkov, u bashkuan të hënën në një thirrje me video drejtuar BE-së dhe të dërguarve nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Ukraina për të propozuar sanksione ndaj figurave të larta në qarqet e biznesit, politikës, gjyqësorit dhe sigurisë, sipas diplomatëve perëndimorë.

/a.r

Next Post
Licensimi i mjekëve të rinj, dalin datat dhe rregullorja që do ndiqet

Hetimet e SPAK pezullojnë mjekun! Mediat: Iu zbuluan 250 mijë euro e 130 mln lekë në shtëpi dhe në zyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In