• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Alizoti nuk e përmend mbiemrin e Taulantit, por…

by A R
10/10/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, janë hapur polemika të reja lidhur me audioregjistrimin që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një material video të publikuar mbrëmë, në studion e emisionit “Opinion”, Fredi Alizoti, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt, deklaron se ai është marrë me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i cili sipas tij e ka shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Drejtori Veliu e hodhi poshtë një deklarim të tillë, ndërsa nuk munguan replikat mes përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës.

Në dosjen që prokuroria dërgoi në gjykatë javën e shkuar, rezultonte se gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, Fredi Alizoti ka pranuar se Albert Veliu, personi që pretendon se ka folur me vëllanë e ministrit, i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, dhe se në këmbim do të merrnin një shumë prej 200 mijë eurosh. Prokuroria thotë se dhe përgjimet e bisedave telefonike të Alizotit konfirmojnë një variant të tillë.

Deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede që Alizoti ka zhvilluar me një tjetër person të panjohur, ku ai thotë se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka dërguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Sipas Alizotit kjo ka ndodhur në datën 1 (pa përcaktuar muajin) por që duket se korrespondon me datën 1 Qershor kur ai ka dhënë dëshminë e parë në Prokurori, pasi po të njejtën ditë ai i ka treguar në telefon Drejtorit të Policisë së Fierit se në audiopërgjimin ai ka luajtur rolin e vëllait të ministrit. Sipas Alizotit gjatë udhëtimit Drejtori Veliu e ka provokuar duke e pyetur se me kë është i rreshtuar politikisht.

Policia e Shtetit përmes një deklarate mohoi që Drejtori Veliu “të ketë qenë në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti. Shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”, saktëson deklarata e Policisë.

Në videon e publikuar nga deputeti demokrat, Alizoti thotë gjithashtu se pranë Prokurorisë ka takuar dhe një person me emrin Taulant, për të cilin shprehet se i ka kërkuar që të mbështeste shumicën, dhe se i kishte ofruar para. Ndonëse ai nuk përmend mbiemrin, në media u interpretua se bëhej fjalë për kreun e Grupit socialist Taulant Balla.

I pyetur nga gazetarët, zoti Balla mohoi të ketë takuar ndonjëherë Alizotin: “Këtë çështje e krijoi Partia Demokratike, nuk e krijuam ne. Pati disa ditë me radhë që “dëshmitari X”, “Babalja” u propozua nga Partia Demokratike për t’u shpallur hero kombëtar. Tani, kunati i heroit Kombëtar të Partisë Demokratike, paska tradhtuar Partinë Demokratike dhe paska kaluar në anën tjetër. Këto nuk janë aspak të vërteta”, deklaroi zoti Balla.

Due ju referuar bisedës së Alizotit, kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha tha sot se kryeministri Edi Rama ka krijuar një shtet privat për të fabrikuar dhe manipuluar të vërtetat: “Kur shteti sulmon kundërshtarët, gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë, për të mbrojtur kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, jemi në kushtet e një diktature mafioze”.

Zoti Rama u përgjigj shkurtimisht duke akzuar dhe një herë kreun e opozitës se vetëm po gënjen

Ndërkaq prokuroria i është drejtuar sot për të marrë materialin video, si Partisë Demokratike ashtu dhe televizionit Klan, ndërkohë që deputeti Salianji është thirrur të premten për të dhënë shpjegime.

/VOA/b.d

Next Post
“Basha atë natë i është hapur Ramës”, çfarë u fol tek për tek në marrëveshjen e 17 Majit?

"Basha atë natë i është hapur Ramës", çfarë u fol tek për tek në marrëveshjen e 17 Majit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

I doli emri në dosjen Epstein, ish-ministri jep dorëheqjen: Nuk dua t’i shkaktojë më shumë turp partisë!

February 2, 2026
SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

February 2, 2026
Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Përshtati dy banesa për kultivim kanabisi me llamba, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

February 2, 2026
Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

February 2, 2026
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Horoskopi Javor për datat 2 deri në 8 Shkurt 2026; Parashikimi i yjeve për dashurinë, punën dhe financat

February 2, 2026
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In