Anësori i Kosovës, Arbër Zeneli, ka shënuar sërish për klubin e tij Heerenveen në kampionatin holandez.
Zeneli, i cili do t’i bashkohet Kosovës javën e ardhshme për herë të parë, ka shënuar në derbin ndaj PSV-së.
Zeneli shënoi në minutën e 72-të, ndërsa golin e festoi duke bërë shqiponjën me duar, transmeton Koha.net.
Ndonëse përfaqësuesi i Kosovës kaloi në epërsi ekipin e tij, tre minuta më vonë Jerry St. Juste shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 1:1.
Ky është goli i tij i dytë në dy ndeshjet e fundit, pasi edhe në ndeshjen kundër Den Haag, Zeneli shënoi një gol.
Heerenveen aktualisht gjendet në pozitën e 4-të, 6 pikë larg pozitës së parë të mbajtur nga Feynoord. (b.an)