Ditën e djeshme, për herë të parë, të burgosurit kanë pasur mundësi të votojnë për kandidatët e qyteteve ku ata vuajnë dënimin.
Interesin më të madh e ka pasur në fakt burgu 302 në Tiranë, ku ndodhen në qeli disa emra të njohur. Siç raporton gazeta Panorama, në këtë burg ka votuar edhe deputeti Mark Frroku.
Pikërisht gjatë procesit të votimit është zbardhur edhe një batutë e Frrokut, duke votuar.
Teksa ka firmosur në listën e zgjedhësve, një nga vëzhgueset femra, i është drejtuar Frrokut:
-“Mirë zemra?”
-“Mirë, faleminderit,” ia ktheu deputeti, duke menduar se ky ishte një kompliment.
-“E kisha për zemrën zoti Frroku,” tha ajo, duke iu referua problemeve shëndetësore që ka pasur deputeti.
-“Ëhë, mirë edhe ajo,” u përgjigj Frroku, duke shkaktuar të qeshura.
Kurse Dritan Dajti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve, u shfaq në krah të Pjerin Xhuvanit, ish- drejtues i DRSKSH për skandalin e rimbursimit të ilaçeve.
“Ky drejtori është gabimisht këtu. Unë pres ndonjë ministër, këta më sjellin një drejtor. Edhe dy ministra nuk do ishte keq,” tha ai.