Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi menjëherë pas shpalljes së rezultateve, duke e cilësuar këtë moment si historik.
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”, shkroi ajo në një mesazh në anglisht dhe hungarisht, duke iu referuar fitores së thellë të Péter Magyar, e cila shënon fundin e një epoke 16-vjeçare të qeverisjes së Viktor Orbán.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte ndër liderët e parë evropianë që uroi Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet në Hungari. Në një postim në rrjetin X, Macron bëri të ditur se kishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike me liderin e opozitës.
“Sapo zhvillova një bisedë me Péter Magyar për ta uruar për fitoren e tij në Hungari. Franca përshëndet triumfin e pjesëmarrjes demokratike dhe përkushtimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe rolit të Hungarisë në Evropë”, shkroi ai.
Macron theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në të ardhmen: “Së bashku, të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë dhe demokracinë”.










