Një burrë dhe bashkëshortja e tij e kanë mbytur veten në pishinë si pjesë e një marrëveshjeje vetëvrasëse për të parë nëse ekziston një botë tjetër pas vdekjes.
Para se ta kryenin aktin e tmerrshëm, atë e kishin xhiruar një video në të cilin kishin treguar se donin të dinin nëse ekzistonte një botë tjetër pas vdekjes, transmeton Express.
Gruaja, e cila kishte kombësi amerikane dhe irlandeze dhe burri i saj egjiptian u gjeten të vdekur në një pishinë në një vilë e cila është në pronësi të mikut të tyre në një plazh në qytetin Hurghada, në bregdetin e Detit të Kuq të Egjiptit.
Çifti ka lënë një video mesazh, ku thotë: “Zemër, kjo është nata jonë e fundit në këtë botë, dhe nesër do të bëhemi engjëj në parajsë.”
“Shpirtrat tanë nuk janë të lumtur në tokë dhe meritojnë të jetojnë një jetë të përjetshme.”
Kamera ishte e vendosur në një pozicion të palëvizshëm në pishinë dhe i ka xhiruar ata teksa mbyteshin./b.d