• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky pas përplasjes me Trump: S’i detyrohem ndjesë, dua garanci për sigurinë e Ukrainës

by F M
01/03/2025 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Fox Neës amerikan, – pak pas përplasjes me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance gjatë takimit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, – presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se do të ishte ‘e vështirë” për Ukrainën të përballojë pushtimin e forcave ruse pa mbështetjen amerikane.

“Do të jetë e vështirë për ne”, tha presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur gazetarit amerikan të Fox Neës, Brett Baier i cili e pyeti nëse Ukraina mund të fitojë apo të rezistojë ndaj Moskës pa mbështetjen e Uashingtonit.

“Prandaj jam këtu. Prandaj po flasim për negociatat e ardhshme. Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj”, shtoi ai

“Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”

“Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”, shtoi Zelensky gjatë inte pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

 “E falënderoj për ftesën dhe e respektoj”, tha Zelensky duke nënvizuar se “disa biseda nuk duhet të zhvillohen përpara mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe shtypin e lirë”.

 “Dua paqe të drejtë, nuk mjafton një armëpushim”

“Unë dua paqe, prandaj erdha këtu për të takuar presidentin Trump. Nuk mjafton të thuhet ‘armëpushim’, ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” U shpreh presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte Trumpit, i cili më parë kishte thënë se Zelensky “nuk është ende gati për paqen”.

“Dua garanci sigurie nga SHBA”

“Një armëpushim pa garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara është një çështje shumë e ndjeshme për popullin tim. Askush nuk e dëshiron përfundimin e luftës më shumë se ne”, shtoi ai.

“Jam shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre. Na keni ndihmuar të mbijetojmë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Respektoj presidentin dhe popullin amerikan”.

“Trump mes palëve? Do të doja të ishte më pro-Kiev”

“Do të doja që Trump të ishte më shumë në anën tonë dhe jo në mes, sepse lufta nisi sepse Putini na sulmoi” tha ai

Dorëheqje? “Duhet të vendosë populli ukrainas”

“Vetëm ukrainasit mund të vendosin nëse unë duhet të bëj një hap pas apo jo” U shpreh Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox Neës, duke iu përgjigjur kërkesës për dorëheqje nga senatori republikan Lindsey Graham.

“Amerikanët zgjedhin presidentin e tyre, ukrainasit zgjedhin të tyrin. Kështu funksionon”, deklaroi lideri i Kievit.

 “Dua të ruaj marrëdhënien me Trump”

Presidenti i Ukrainës u përgjigj me  “po, natyrisht” kur gazetari i Fox Neës e pyeti, në përfundim të intervistës, nëse besonte se marrëdhënia me Donald Trump mund të shpëtohej pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të përgjigjej, Zelensky mori përkthimin nga stafi i tij për t’u siguruar që e kuptonte saktë pyetjen dhe të jepte përgjigjen e duhur.

“Pikërisht për këtë arsye – shtoi ai – falënderoj gjithmonë popullin tuaj në emër të popullit tim. Faleminderit presidentit dhe Kongresit, por mbi të gjitha popullit tuaj”.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit Marco Rubio i kërkoi Zelenskyt të kërkonte falje: “Ai na humbi kohën”.Për Trump, thotë Rubio më tej, ka “paqe së pari, pastaj garanci”. 

Next Post
Debati Trump-Zelensky, Berisha: Presidenti ukrainas gaboi, nuk fiton dot me Amerikën

Debati Trump-Zelensky, Berisha: Presidenti ukrainas gaboi, nuk fiton dot me Amerikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In