• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky: Operacioni rus dështoi, armë me lazer në vend të raketave

by A R
19/05/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 900 ushtarët ukrainas, të cilët qëndruan për më shumë se dy muaj në tunelet nëntokësore të uzinës së çelikut në Azovstal, janë dërguar në një qendër burgimi në një zonë të kontrolluar nga rusë në Donetsk.

Ukraina urdhëroi trupat të dorëzohen si pjesë e një marrëveshje të arritur mes palëve, në përpjekjen për të shpëtuar jetën e mbrojtësve të qytetit. I fundit që ngriti flamurin e bardhë ishte zëvendëskomantanti i batalionit Azov, me pseudonimin Alina, e me gjithë komandantët e tjerë të forcave të rezistencës besohet të jenë ende në bunkerë. Nga Kievi nuk ka shumë informacione mbi fatin e tyre po Ministria e Mbrojtjes tha se shpreson për një procedurë shkëmbimi ushtarësh, për lirimin sa më të shpejtë të heronjve. Ndërsa rusët shpallën fitoren strategjike në Mariupol, presidenti Volodyomyr Zelensky e cilësoi fushatën e agresionit në vendin e tij një gabim katastrofik dhe dështim të madh për Moskën. Sipas tij, ushtria ruse kishte ezauruar raketat dhe tani po përdorte armë me lazer kundër forcave ukrainase.

“Sot, përfaqësuesit e shtetit rus thanë se pushtuesit kishin filluar të përdornin armë me lazer në Ukrainë për të kursyer raketat. Në propagandën naziste përdorej një term: armët e mrekullisë. Sa më e qartë behej se nuk kishin mundësi ta fitonin luftën, aq më shumë shtohej propaganda mbi një armë të mrekullueshme, e cila do të ishte aq e fuqishme sa do të shënonte kthesën në luftë. Kështu po shohim se në muajin e tretë të luftës Rusia po përpiqet të gjejë armën e mrekullisë; e që na qenka lazeri. Kjo tregon qartë dështimin total të misionit”, tha Zelensky.

Rusia vijon ofensivën në rajonin lindor të Donbasit, ku të paktën 10 civilë mes të cilëve edhe 2 fëmijën humbën jetën gjatë orëve të fundit. Por, sipas një zyrtari të NATO-s, i cituar në CNN ofensiva ruse ka ngecur dhe kursi i luftës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme, në favor të Ukrainës. Madje sipas tij, debati që po zhvillohet brenda aleancës është nëse Kievi mund të rimarrë edhe rajonet e Krimesë dhe Donabasit, të pushtuara nga Rusia dhe separatistët pro rusë në 2014-tën. Të enjten një ushtar 21-vjeçar rus u vetëdeklarua fajtor për vrasjen e një qytetari të paarmatosur, në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë që prej nisjes së agresionit të Moskës. OKB bëri të ditur në përditësimin e fundit, se kishte regjistruar 3778 viktima civile në Ukrainë, 251 prej të cilëve fëmijë.

/a.r

Next Post
Hapja e çerdheve dhe kopshteve është ende në dyshim, caktohet data paraprake

Nisin regjistrimet për kopshtet e Tiranës, dokumentet që duhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In