• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zelensky në Tiranë, Rama: Takimi do të kulmojë me një samit. Do të jenë të ftuar liderët nga Evropa Juglindore

by Java News
22/02/2024 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot nga ekspozita “Ukraina, një krim lufte” në Kryeministri, në lidhje me vizitën e presidentit Zenensky në Tiranë.

Rama u shpreh se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t, ndërsa theksoi se kjo vizitë që do të kulmojë me një samit me liderët e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Kryeministri bëri më dije se në samit do të jenë një numër i konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkë organizator.

“Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë ambasadorin e Ukrainës i cili është këtu bashkë me ne dhe patjetër dua të falënderoj ata që e morën përsipër këtë iniciativë dhe arritën që në një moment si ky t’i japin jetë. Them në një moment si ky sepse kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është edhe një vizitë, e cila do të kulmojë me një Samit të vendeve të Europës Juglindore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Europës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkë-organizator së bashku me mua, për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme.

Fjalët edhe përshkrimet për atë që ndodh në Ukrainë nga ana ime janë të tepërta sot, për më tepër kur ekspozita e përcjellë përmes emocioneve të fotografive që ngjajnë si fotografi filmash, por që në fakt janë fotografi të çdo ore dhe çdo dite e nate të popullit ukrainas, nën furinë e agresionit rus. Një agresion krejtësisht i padrejtë, krejtësisht i pajustifikuar dhe krejtësisht i pajustifikueshëm, patjetër.

Në ndërkohë që siç dihet botërisht, Shqipëria qëndron krah për krahë me Ukrainën, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, ka të drejtën e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të Kushtetutës demokratike dhe ndërkohë që agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën dhe është një përplasje mes, në fakt, dy botësh, dy mënyrash krejtësisht të ndryshme për ta parë botën dhe për të parë vetë njeriun, për të parë vendet dhe për të kuptuar të drejtën e tyre të panegociueshme të integritetit territorial

Duke shprehur edhe sot, me këtë rast, solidaritetin tonë të patundshëm për Ukrainën dhe për popullin ukrainas si dhe duke falenderuar edhe të gjithë ju për praninë tuaj këtu sot, shpresoj, uroj që këto momente të kaluara së bashku në praninë e këtyre imazheve të ardhura nga një front ku luftohet dhe ku humbasin jetë njerëzish e ku shkatërrohen pasuri të patundshme, të ngritura me mundim e ku jetohet ditë-natë nën presionin e sirenave që lajmëron bombardimin e radhës, ju shpreh të gjithëve edhe një herë tjetër kënaqësinë që jeni këtu sot!-tha Rama në fjalën e tij./m.j

Next Post
Kushtetuesja i tha ‘Po’ marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i arsyetuar: Ja kur ratifikohet në Kuvend

Meloni përshëndet miratimin e marrëveshjes për emigrantët nga Kuvendi: Falenderojmë Ramën, institucionet e popullin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In