Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Zelensky falenderoi Shqipërinë për pozicionimin e saj të qartë kundër Rusisë si edhe për ndihmat e ofruara nga vendi ynë për Ukrainën.
Më herët, Zelensky ka mbajtur fjalime edhe në Senatin amerikan si edhe në parlamente të tjera të shteteve të Bashkimit Europian. Ukraina ka gjetur mbështetje të madhe në Perëndim pas pushtimit rus.
Seanca u hap nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila theksoi edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainës.
“Shqipëria i është bashkuar kësaj mbështetje. Kemi mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmat humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj. Shqipëria dënon agresionin ushtarak të Rusisë. Kam nderin t’iu ftoj të dëgjojmë Zelenskyn”, deklaroi Nikolla.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në fjalën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Ai tha se asnjë ditë paqeje për ukrainasit nga 24 shkurti! Zelensky tha se s’ka ditë të mos vritet një fëmijë.
“Të nderuar, populli i Shqipërisë, dje myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin! Ju përgëzoj! Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot I japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim”, tha ai.











