Shtëpia e Bardhë reagoi ndaj propozimit të presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky për mbyllje të hapësirës ajrore për fluturimet e Rusisë mbi territorin e Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë deklatuan se përfshirja e SHBA në një lëvizje të tillë do të ishte e barabartë me nisjen e një lufte të drejtpërdrejtë me Moskën, të cilin Uashingtoni nuk e dëshiron aspak.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se zbatimi i ndalim-fluturimit kërkon vendosje të ushtrisë amerikane, raporton Reuters.
“Mbyllja e hapësirës ajrore do të kërkonte vendosjen e ushtrisë amerikane për ta zbatuar, e cila do të ishte…potencialisht një konflikt i drejtpërdrejtë dhe potencialisht një luftë me Rusinë, gjë që nuk po planifikojmë ta bëjmë”, u shpreh Jen Psaki./m.j