• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zelensky ka probleme me planin e tij për NATO-n”, SHBA dhe Gjermania janë kundër

by A R
24/10/2024 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po përballet me një problem me planin e tij të fitores bazuar në marrjen e ftesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Disa nga anëtarët kryesorë të aleancës nuk janë të prirur që kjo të ndodhë. Kështu thekson Politico në një editorial të sajën.

Gjermania dhe SHBA janë ndër fuqitë e mëdha që ecin ngadalë përballë thirrjes së Zelenskyy për një ftesë të menjëhershme për t’u bashkuar me NATO-n, thekson Politico e cila citon katër zyrtarëve dhe diplomatëve të SHBA-së dhe NATO-s.

Në planin e tij të fitores, Zelenskyy kërkoi një ftesë të menjëhershme, por pranoi se anëtarësimi në të vërtetë në aleancë do të ishte i mundur vetëm pas përfundimit të luftës me Rusinë, shkruan A2. Por anëtarët kryesorë të aleancës janë të shqetësuar se mos futen në grackë në një luftë me Rusinë.

Në një intervistë për POLITICO, ambasadorja në largim e SHBA në NATO, Julianne Smith nënvizoi qëndrimin amerikan.

“Aleanca nuk ka arritur deri më sot në pikën ku është e përgatitur të ofrojë anëtarësim ose një ftesë për Ukrainën”, tha ajo.

Zelenskyy pranoi se kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz – një ofrues i madh ushtarak për Ukrainën, me dërgesa armësh të dyta pas Amerikës – nuk do ta mbështesë atë në ftesën e shpejtë të anëtarësimit në NATO.

Gjermania dhe SHBA nuk janë bllokuesit e vetëm. Hungaria dhe Sllovakia po rezistojnë gjithashtu, por ajo ndodh nga të tjera arsye. Udhëheqësit e tyre aktualë populistë kanë një linjë përgjithësisht pro-Kremlinit, raporton A2.

“Vende si Belgjika, Sllovenia apo Spanja fshihen pas SHBA-së dhe Gjermanisë. Ata ngurrojnë”, tha një nga zyrtarët e NATO-s.

Një zyrtar i dytë tha se vendet “e mbështesin atë në mënyrë abstrakte, por sapo t’i afrohet materializimit” ata do të fillojnë të shmangin idenë më publikisht.

Qëndrimi i administratës Biden ka qenë prej kohësh se pranimi i Ukrainës në NATO do të ndodhte pas përfundimit të luftës – por asnjë afat kohor nuk është përshkruar për të shmangur tërbimin e liderit rus Vladimir Putin.

/a.r

Next Post
E rëndë në Mamurras! Rryma elektrike i merr jetën 17-vjeçarit në banesën e tij

E rëndë! U aksidentua teksa po punonte me mjetin bujqësor, humb jetën 65-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In