Kremlini ka konfirmuar se oligarku rus Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat ruso-ukrainase. Konfirmimi vjen pas lajmeve se miliarderi ishte përfshirë në bisedimet për paqe mes dy vendeve.
Në një konferencë të enjten, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat në fazën fillestare, kjo është e vërtetë”.
Peskov dha pak detaje rreth rolit të tij, ndërsa shtoi: “Dhe tani bisedimet po vazhdojnë midis dy ekipeve negociuese, ruse dhe ukrainase”.
Zëdhënësi i Kremlinit konfirmoi përfshirjen e biznesmenit në negociata, pas një pyetjeje në lidhje me një artikull në The Wall Street Journal që raportonte se administrata Biden hoqi sanksionet ndaj Abramovich me nxitjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, për shkak të rolit të oligarkut në bisedimet për paqe.
Ndërkohë nuk ka pasur reagim publik nga dy qeveritë për një midis Uashingtonit dhe Kievit për një diskutim të tillë ndërsa Peskov nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë.
Financial Times ka raportuar se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar personalisht rolin e Abramovich në bisedime, duke përmendur dy persona të paidentifikuar me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.
Është e paqartë se çfarë roli në këtë fazë po luan Abramovich në negociatat e mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë.
g.kosovari