Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjet për vendet perëndimore që ta “çojnë Rusinë para drejtësisë” duke refuzuar naftën e tyre dhe duke u bllokuar bankat nga sistemi ndërkombëtar financiar.
Këto deklarata, Zelensky i përsëriti gjatë një fjalimi që pati në parlamentin grek. BE-ja po propozon ndalim të qymyrit rus. Por disa shtete anëtare po rezistojnë që të shkojnë më tej për shkak se varen shumë nga energjia ruse.
Prandaj nafta dhe gazi nuk janë pjesë e propozimeve për sanksione.
“Ata që shantazhojnë Europën me krizë ekonomike dhe energjie do të humbasin gjithmonë. Le të jemi të sinqertë, që prej fillimit, veprimet e Rusisë kanë qenë të drejtuara jo vetëm ndaj Ukrainës, por gjithashtu edhe ndaj Europës”, u shpreh Zelensky.
/a.r