EKSKLUZIVE/ Zef Mazi, një ndër diplomatët shqiptarë me eksperiencë më të gjatë, ka qene dy here Ambasador i Shqiperise ne Organizatat Nderkombetare ne Vjene, perfshire Agjensine Nderkombetare te Energjise Berthamore, si dhe kater vjet te tjera ambasador ne Londer.
Nga viti 2011 deri ne fund te marsit 2018, ai ka qene Asistenti Special i Drejtorit te Pergjithshem te Agjensise Nderkombetare te Energjise Berthamore per Strategjine. I morem kete interviste te shkurter pas shpalljes te vendimit te Presidentit Amerikan Trump lidhur me marreveshjen e fuqive te medha me Iranin per programin berthamor te ketij te fundit.
Javanews: Zoti Mazi, ju keni punuar per shume vite, deri ne fund te mandatit 7 vjecar ne fund te marsit te ketij viti, si Asistent Special i Drejtorit te Pergjithshem te IAEA-se per Strategjine. Si e shikoni vendimin e Presidentit Treump per t’u terhequr nga marreveshja midis P-5 plus Gjermanine, Keshilin e BE-se dhe Iranin?
ZM: U be tashme mbi nje vit e gjysme qe degjohet me te madhe se, ne mos kete radhe, radhen tjeter, Presidenti i SHBA-ve nuk do ta çertifikoje ate qe njihet si Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA) midis fuqive te medha dhe Iranit dhe do te terhiqet prej saj. Presidenti edhe para gjashte muajsh, ne tetor 2017, nuk e çertifikoi marreveshjen, ndersa e çertifikoi ate ne janar 2018. Nderkohe ai kishte premtuar se do terhiqej qe ne fushate elektorale të vitit 2016.
Nuk ndodh shpesh, per te mos thene se nuk ndodh, qe ne nje vend aq të madh, serioz, me demokraci aq te zhvilluar, vendimet e presidenti te tij te meparshem, ne kete rast edhe te gjashte kryetareve te shteteve te tjera, fuqi te medha, plus Komisionin e BE-se, te shbehen nga presidenti pasardhes. Kete gje e kemi pare te ndodhe, por kryesisht ne vende pa demokraci të konsoliduar si Shqiperia, per shembull.
Une mendoj se vendimi i Presidentit Trump do te kete implikime jo te vogla, do te kete efekte te demshme, që sigurisht i kalojne permasat e kesaj marreveshje. Kam mendimin se ky vendim krijon një krize të madhe kredibiliteti per te tashmen dhe te ardhmen në bashkësinë ndërkombëtare, dhe pasojat do shihen ne marredheniet nderkombetare. Per shembull, une nuk di se si do ta interpretonte kete vendim për Iranin, kryetari i Korese te Veriut, dhe pikërisht ne keto momente, kur Sekretari i Shtetit eshte nisur per Kore per bisedime!
Javanews: Çfare do te thote per IAEA ku ju keni shërbyer dhe aktivitetin e saj ne Iran, tërheqja e SHBA nga marreveshja?
ZM: IAEA eshte një organizate teknike, por ajo operon ne nje ambjent teper te ngarkuar politikisht. Ne lidhje me JCPOA, ajo nuk ka qene, nuk eshte pale ne ate marreveshje, por ka mandat te inspektoje, te monitoroje dhe te verifikoje zbatimin e saj. Kesisoj ajo nuk mund te komentoje vendimet e paleve ne marreveshje.
Duhet te kuptohet se vendimi i Presidentit Trump “qe SHBA do te terhiqen nga marreveshja”, nuk ka automaticitet dhe nuk mund te veproje dhe te kete efekt menjehere mbi veprimtarine e IAEA-se. Arsyeja eshte se IAEA ka nje mandat nga Bordi i Governatoreve te Agjensise, si dhe ka nje kerkese mandatore nga nje rezolutë e Keshillit te Sigurimit (2231) e vitit 2015, qe qartesisht mandatojne Agjensine te monitoriozje, te inspektoje dhe te verifikoje rreptesisht Iranin ne kuader te marreveshjes te JCPOA. Pra, te verifikoje zbatimin e JCPOA-se. Ky eshte mandati i Agjensise, as me shume as me pak.
Bordi i Governatoreve te Agjensise dhe Keshilli i Sigurimit jane dy organizmat supreme politikbërëse, njëra e Agjensise Berthamore dhe tjetra e OKB-se: vendimet e te dyjave jane ligjerisht te detyrueshme per Agjensine, perfshire edhe firmetaret e marreveshjes. Shtoj se ne kuader te kesaj marreveshje, Irani ka rene dakord te marre disa masa shtese, vullnetarisht, qe e kane rritur edhe më tej nivelin e inspektimeve dhe monitorimeve nga ana e Agjensise.
Irani eshte duke zbatuar Protokollin Shtese te Marreveshjes te Gjere te Garancive (per mosperhapjen). Ky Protokoll Shtese eshte instrumenti me rigoroz sot, per te siguruar nivelin e larte te penetrimit te inspektimeve kudo, ne nje territor, ne nje vend, perfshire edhe ato ushtarake, ku Agjensia e shikon te nevojshme se duhen bere inspektime. Ky Protokoll eshte vullnetar, por nese ai nenshkruhet dhe ratifikohet nga nje shtet, ai behet i detyrueshem. Irani, e ka nenshkruar por nuk e ka ratifikuar kete Protokoll, pra ai nuk ka detyrim ligjor te zbatoje ate, por e ka bere kete gje ne kuader te JCPOA, si masë vullnetare.
Javanews: A e ka zbatuar Irani marreveshjen e JCPOA deri tani?
ZM: Deri sot, Agjensia Berthamore ka nxjerre 10 raporte te verifikimit te zbatimit te JCPOA ne kuader te rezolutes te Keshillit te Sigurimit. Keto raporte kane konfirmuar se deri tani marreveshja eshte duke u zbatuar dhe nuk ka indikacione te tjera se ajo nuk po zbatohet. Duhet te dini se ne Iran Agjensia Berthamore ka ne terren rregjimin me te forte, me intensiv dhe më agresiv te veriifikimit qe ka ndermarre ndonjehere ne ndonje vend, qe nga themelimi i saj. Ne Iran Agjensia ka ne çdo dite te vitit rreth 10 inspektore ne terren.
Une shikoj tani per tani vazhdimin e inspektimeve pa ndonjë ndërprerje të mundshme. Më lart thashe se nuk ka automaticitet për ndërprerjen e inspektimeve, tani per tani, per arsye se duhen kaluar disa hapa te tjere te domosdoshëm politiko-burokratik. JCPOA ka nje Komision te Perbashket qe perbehet nga te gjitha vendet nenshkruese, detyra e te cilit eshte te diskutoje dhe te vendose mbi zbatimin e marreveshjes. Se dyti, Agjensia ka nje vendim te Bordit te Governatoreve, qe siç thashe me lart, eshte organi me i larte politikberes midis dy Konferencave te Pergjithshme, dhe se treti, ka nje rezolute te Keshillit te Sigurimit qe e mandatojne ate te beje monitorimet, inspektimet dhe verifikimet ne kuader te JCPOA-se. Pra, një vendim i njënashëm për dalje nga marrëveshja, nuk sjell automatikisht ndërprerjen e inspektimeve.
Per te ndryshuar drejtimin e punes se Agjensise ne kete rast, dmth ne rast se edhe palet e tjera nuk do ta zbatojne, do te terhiqen, çka edhe mund te ndodhe, do te duhen te merren vendimet përkatëse. Së pari, ne Komisionin e Perbashket te JCPOA, pastaj ne Boardin e Governatoreve te Agjensise, dhe se fundi ne Keshillin e Sigurimit, per t’i anulluar apo ndryshuar mandatin qe i eshte dhene Agjencisë në lidhje me Marrëveshjen për Iranin (JCPOA). Une shikoj perplasje dhe veshtiresi te medha, qe do te çojne padyshim ne acarime te metejshme te raporteve midis fuqive te medha. Por Agjensia, ne rast se do te kete vendime, te çfaredo natyre apo kahje qofshin, nga organe te tilla supreme politikbërëse, si Bordi i Governatoreve dhe Keshilli i Sigurimit, eshte e detyruar t’i zbatoje ato.
Javanews: Çfare mendimi keni per marreveshjen për Iranin (JCPOA)?
ZM- Marreveshja e JCPOA, midis fuqive te medha dhe Iranit, eshte nje nga arritjet e medha ne fushen e diplomacise ne kuadrin e mos-perhapjes te armeve berthamore. Kjo marreveshje eshte frut i shume vitesh perpjekjesh, negociatash, ulje-ngritje tensionesh, kercenimesh, etj.,
Si e tille, ajo nuk mund te jete perfekte. Por ajo ka sjellë perfitime madhore per te gjithe, ajo i sherben interesave te te gjitheve, jo te njerit apo dy shteteve apo perceptimeve te tyre aktuale. Kush e njeh mire diplomacine, e kupton dhe e di se nuk mund te kete marreveshje ideale ne fushen e marredhenieve nderkombetare, veçanerisht per çeshtje kaq sensitive. Marreveshjet shumepaleshe jane kurdohere emëruesa te perbashket, ku te gjithe dhe secili shohin parimin e asaj që përfitojnë, në krahasim me situatën kur s’do të kishte fare marrëveshje dhe kompromis. Dhe kjo marreveshje ka sjelle perfitime per regjimin e mos-perhapjes së armeve berthamore.
Dhe se fundi, ajo eshte nje marreveshje ne vete, e palidhur me aspekte te tjera, sepse ajo ka qene specifikisht e fokusuar në çeshtjen e programit berthamor te Iranit. Të perpiqesh apo te duash ta lidhesh ate me aspekte te tjera, me apo pa te drejte, do ta bënte vetë marreveshjen jo funksionale, sepse ngerthehen fusha te ndryshme, te cilat behen nderbllokuese per te ecur perpara drejt arritjes te marrëveshjes.
Javanews: U tha ne konference shtypi se ka informacione qe autoritetet iraniane kanë genjyer, se Irani po vazhdon rrugen e programit sekret berthamor.
ZM: Une nuk kam arsye te besoj gjithçka degjoj dhe as ta hedh poshtë atë që dëgjoj. Une i besoj raporteve të Agjencisë Bërthamore, ajo eshte ne terren me specialistet me te mire te mundshem ne fushen e inspektimeve dhe verifikimit. Çdo informacion, ne parim dhe në praktike, per t’u bere i besueshem, duhet analizuar me kujdes, duhet vleresuar dhe verifikuar nga te gjitha anet, nga institucionet perkatese, me te gjitha mjetet e disponueshme, brenda kuadrit te mandatit te tyre, para se te arrihet ne konkluzione dhe veprime.
Deshëroj te kujtoj se, ne baze te informacioneve “te besueshme”, siç u pretendua ne ate kohe, ne vitin 2003, se Iraku ka arme berthamore dhe te shkaterrimit ne mase, nisi lufta ne këtë vend, çka solli pasoja katastrofale – me mijera e mijera te vrare dhe shkaterrime masive jetesh dhe objekteve civile kudo, po ashtu edhe gjetiu. Me vone doli se ato informacione nga agjensite me te njohura te zbulimit, kishin qene jo te sakta, per te mos thene te rreme! Prandaj, une jam skeptik ndonese nuk kam fakte te them se eshte keshtu ose ashtu. Por ajo qe arrij te lexoj eshte se, fatkeqesisht, duket sikur ky vendim po e vendos SHBA-ne ne nje kurs perplasje si me aleatet ashtu edhe me Iranin. Me kete te fundit, e kam fjalen ne aspektin ushtarak. Kjo do ishte nje katastrofe nese ndodh, nga ku do kete shume te humbur, sidomos paqja dhe siguria si ne ate rajon te mbarsur me konflikte, ku kurrsesi nuk duhen tensione të reja, por edhe me gjere. Uroj te predominojne qartesia, vizioni dhe interesat afatgjata, jo ato te çastit, te politikes te ngushte dhe me përfitime të brendshme.
Intervistoi Skënder Minxhozi