• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë: BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna

by Ardit Rada
09/12/2020 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit të njëmbëdhjetë të përbashkët për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, i cili u zhvillua online me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të BE-së dhe vendit tonë, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi, në fjalën e tij hapëse shprehu mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

Duke theksuar fillimisht vështirësitë që ndoqën vitin 2020, tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e COVID-19, Z. Mazi në fjalimin e tij foli rreth reformave themelore dhe sistemit rrënjësisht të ndryshuar të drejtësisë.

“Do të doja që fjala ime hapëse në Komitetin e parë për mua të Stabilizim Asociimit të mbahej në rrethana të ndryshme. E nisëm vitin 2020 të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një ngjarje fatkeqe që u pasua nga një pandemi e tmerrshme me pasoja të rënda për të gjithë”, u shpreh Z. Mazi.

“I gjithë sistemi i drejtësisë ka ndryshuar. Procesi i vetingut vazhdon. Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka shqyrtuar qindra gjyqtarë dhe prokurorë, shumë prej të cilëve janë shkarkuar nga detyra dhe dhjetëra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen”, tha Z. Mazi gjatë fjalimit.

Ai e bazoi progresin e Shqipërisë në punën e vazhdueshme drejt funksionimit të gjykatës Kushtetuese, rezultatet e dukshme të SPAK si dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila po i jep një shtysë të re luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Mazi gjithashtu shprehu gatishërinë e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit, ndërsa kërkoi që BE-ja të mbajë premtimet e dhëna për të ardhmen europiane të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe të ndjekim të gjithë reformat me vendosmëri dhe bindje. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim me shumë durim… E ardhmja është më e rëndësishme. Ne nuk duhet të mbetemi pengje të së kaluarës apo të së tashmes… Sikurse Bashkimi Europian kërkon që ne të përmbushim çdo pikë, BE-ja gjithashtu duhet të përmbushë premtimet e saj”, përfundon fjalën e tij Z. Mazi.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një nga dokumentet kyçe të rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, e cila hyri në fuqi më 1 prill 2009, katër vite pasi qe përmbyllur procesi i negociatave, proces ky i cili zgjati dy vite dhe qe nisur në janar 2003./a.p

 

Next Post
Protestuesit sulmojnë me gurë makinën e policisë, thyejnë xhamat e mjetit duke i rrezikuar jetën efektivit që ndodhej brenda

Protestuesit sulmojnë me gurë makinën e policisë, thyejnë xhamat e mjetit duke i rrezikuar jetën efektivit që ndodhej brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In