• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Mazi: BE kalon në shtyrjen tjetër të përherëshme të integrimit për Ballkanin

by S M
20/07/2023 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interviste me amb Zef Mazi, ish-kryenegociator per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian

 

Pyetje: Ka pothuaj një muaj nga intervista jonë me ju për cështje të integrimit. Mendojmë është koha për vazhdim me këtë cështje. Konkretisht, si e sheh situatën me procesin e shqyrtimit analitik (nëse kandidati është i kualifikuar, në gjëndje, ka arritur nivelin) për të ecur me Grup-kapitullin 1?

Përgjigje:  Bëni shumë mirë që e mbani në fokus këtë cështje, sepse mbahet i informuar opinioni publik. Kjo ka rëndësi të vecantë dhe të madhe. Për pyetjen tuaj: Unë i qëndroj mendimeve që kam shprehur në intervistën e kaluar. Ato mendime edhe më janë përforcuar me propozimet dhe qëndrimet e kohëve të fundit. Procesi i shqyrtimit analitik për Grup-kapitullin 1, për Shqipërinë, ka përfunduar në fund të vitit të kaluar. Pas këtij procesi, vijohet me raportin për  shqyrtimin analitik që paraqitet nga Komisioni Evropian. Raporti i parë duhet të dilte në fund të marsit. Ai nuk doli kur pritej. U fol sikur do dilte nga fundi i qershorit, para mbledhjes të Keshillit. As në qershor nuk doli. Mendoj se nuk do jetë pëlqyer draft raporti dhe është kthyer per rishikim. Kështu u evitua që raporti të paraqitej në Këshill në fund të qershorit.

Pyetje: Si dhe përsë lidhet kjo me Këshillin?

Përgjigje: Ka lidhje politike direkte. Draft raporti paraqitet në Këshill pasi paraqitet, miratohet më pare në COELA (Consilium – Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë) dhe pasi diskutohet në atë Grup. Draft i miratuar në COELA kalon për diskutim në nivelin më të lartë në Këshill. Këshilli merr vendim per ta miratuar draftin ose jo. Nëse e miraton, Këshilli gjithashtu vendos për hapjen e negocitës për një ose dy kapituj të vecantë nga Grup-kapitull 1, si dhe për planin konkret të punës, me afate, për të negociuar kapitullin. BE-ia evitoi diskutimin, miratimin e draftit, vendimin për hapje kapitulli, dhe planin konkret të ecurisë të negociatave për kapitull. U shty procesi perseri! Presidenca suedeze përfundoi më 30 qershor, Presidenca spanjolle mori drejtimin më 1 korrik 2023.

Pyetje: Kur do paraqitet sipas jush?

Përgjigje: Unë nuk jam në mendijen e shteteve të BE-se. E ardhmja është jashtë kapacitetit për ta ditur. Ajo vetëm mund të hamendësohet. Unë dij se cfarë është bërë deri dje. Drafti i raportit u miratua përmes procedurës me shkrim. Debati për draftin nuk ka filluar ende.  Disktutimi në COELA automatikisht shikoj se do shtyhet për në shtator. Përsëri shtyrje! Kjo do e cojë draft-raportin për diskutim dhe miratim në mbledhjen e Këshillit në fund të nëntorit, ose fillim të dhjetorit.

Pyetje: Në intervistën e fundit ju përmendët propozimet e reja. I përmendët edhe më lart në këtë intervistë. Për cfarë propozimi, propozimesh, konkretisht e keni fjalën?

Përgjigje: I referohem, së pari, katër propozimeve të Ursula von der Leyen në Bratislavë, dhe asaj për çka u diskutua dhe do diskutohet, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe të invetimeve të BE-së përmes fondit evropian për rajonin e Ballkanit. Sot flitet për përqasje rajonale për të afruar Ballkanin me BE në bllok.

Këtu ka një kontradiktë të thellë. Në dijeninë time modeste, nuk ka vendim apo konkluzion të një mbledhje/samit të Këshillit, nuk ka direktivë apo rezolutë që flet për integrimin e Ballkanit si rajon, në bllok, në BE. Ajo që është vendosur dhe shkruar, njihet si ”mantra“ e BE-së – ecuria në integrim bazohet në meritën individuale të secilit kandidat! Gjithashtu, nuk ka ”çiftim“ apo ”mosçiftim“ (coupling ose decoupling) sanksionuar në vendimet themelore të BE-së. Rruga për integrimin është e sanksionuar në Traktatin e Bashkimit Evropian e më pas. Çfarë dëgjojmë sot jane ”shpikje“ të ndonje shteti për ta shtyrë procesin.

Të flasësh me eufori për përqasje rajonale ka vello „internacionaliste“, që nuk bën kuptim. Përqasja rajonale bie ndesh me ”mantrën“ e BE-së për zgjerimin – ”bazuar në meritën individuale të kandidatit“.

Propozimet e reja nuk e shpejtojnë, por e ngadalesojne procesin. Ato përdoren vetëm për të shtyrë për më vonë. Ka vetëm retorikë, të paketuar jo bukur, për përqasje rajonale dhe përgatitje të rajonit për integrim. Rajoni ynë ka gjashtë vende dhe ka sot tre shpejtesi, tre stade të ndryshem: dy vende i kane filluar negociatat, dy presin t’i fillojne, dy të tjerat nuk dihet se kur, nëse dikur! Entuziazmi politik duhet të mbeshtetet me argumente bindës. Ose duhet fashitur.

Plane investimi për ngritje të nivelit infrastrukturor, të komunikacionit, tregëtisë, lëvizjes, etj., janë pozitive, ndihmuese. Por jo domsdoshmërisht kriter bindës për të të shpejtuar integrimin. Përqasja rajonale për integrimin do të thotë të futen në një thes kandidatë që ecin shpejt, përmbushin afatet, ecin me ritëm të mirë me negociatat, me kandidate që mbesin në vend, nuk përparojnë, si dhe me ato që nuk janë ende kandidatë apo nuk kanë filluar hap konkret përpara. Duket vetëm si perpjekje tjetër e BE-së, nën ”vellon“ dhe në emër të shpejtimit, për të shtyrë integrimin për më vonë. Kjo është krejt e lexueshme.

Për arsye të mos-kohezionit në BE, të objektivit të ndonjë, apo disa shteteve, për të shtyrë gjërat, sepse nuk kanë oreks per zgjerim, kalohet nga një propozimi te propozimi i ri. Kalohet në shtyrjen tjetër të përherëshme! Jo e favorshme për të gjithë ne.

Next Post
Balla pret përfaqësuesit e lartë të ambasadës amerikane: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA, strategjik

Balla pret përfaqësuesit e lartë të ambasadës amerikane: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA, strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In