• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Deda nuk mban dot lotët: Koço Devole na bëri një pabesi…

by A R
09/11/2020 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole është ndarë nga jeta ditën e djeshme më 8 Nëntor në moshën 75-vjeçare. Aktori i shumë roleve në telekomedi të ndryshme ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga virusi Covid-19, ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se aktori pati fillimisht një përmirësim të ndjeshëm dhe doli nga spitali, por u rikthye aty pas një përkeqësimi të menjëhershëm.

Devole lindi në Kuçovë në vitin 1945 dhe veçse aktor i njohur ka qenë edhe regjisor, skenarist, karikaturist dhe prezantues spektaklesh.

Sot në emisionin “Historia ime” ka qenë i ftuar regjizori Bujar Kapexhiu për të folur për këtë humbje të madhe në botën e artit. Zamira Kita dhe Gentian Zenelaj kanë shprehur dhimbjen e tyre të madhe për Koçon përmes disa video-mesazheve. Në një lidhje me Skype ka qenë edhe aktori i humorit Zef Deda i cili nuk ndalonte dot lotët ndërkohë që fliste për të. Zef Deda shprehet se kjo ishte një pabesi e Koços sepse duhet të njoftonte miqtë e tij që t’i jepnin buzëqeshjen e fundit para se të largohej nga jeta.

Zef Deda: Na ra shumë rëndë, është krejt pabesi e Koços që nuk i lajmëroi shokët dhe miqtë që t’ja jepnin një buzëqeshje kur të shkonte në botën tjetër sepse në na ka dhënë shumë buzëqeshje me interpretimet e tij të mrekullueshme. Por interesimi i tij duhet të ishte më i madh. Vërtet vuante nga Leucemia, ndaj duhet t’i bënim ndonjë vizitë interesante e t’ja zgjasnim jetën një fije këtij artisti të madh, por e preku dhe koronavirusi dhe e mbyti.

Mirela Milori: Të shoh shumë të ngarkuar dhe të mërzitur, është hera e parë që të shoh kaq të mërzitur Zef Deda.

Zef Deda: Në kohën e pandemisë janë të lënduar të gjithë sepse janë keq ekonomikisht dhe nga ana shëndetësore. Neve na ka shkuar i joni, ai që ishte një krah i fortë dhe i fuqishëm në këtë situatë tepër të vështirë që po kalon ky komb. Është ai Koço që na ka dhënë shumë kurajo. Ai ka pasur pasion, dëshirë, ka pasur forcën e penës, dorën e bukur, ata sy të mrekullueshëm, një artist tepër, tepër simpatik. Por ka pasur një detyrë të rëndë, me e mbajt gjallë këtë popull, që të mos i binte aspak nuri i të qeshurit.

Ka ndihmuar shumë, ka forcuar zemrat e njerëzve. Ai ka qenë një prej kolegëve tonë që na ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme me focën e tij krijuese dhe krijimtarinë e tij edhe në paraqitjen tonë në skenë. Ai ishte një aktor, një shkrimtar, një publicist i bukur dhe një karikaturist i mrekullueshëm. 

/a.r

Next Post
Vrasje dhe terrorizëm… Kush janë tre personat që duhet të deklarojnë pasurinë

Vjedhje, armë dhe drogë... OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In