• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Brozi i shkruan Komisionit të Reformës: Ja si duhen zgjedhur gjyqtarët e prokurorët

by Aalison Pearse Stevens
17/05/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
EKSKLUZIVE/ Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit dhe juristi i njohur Zef Brozi i ka dërguar Javanews propozimin që ai i ka përcjellë Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, në lidhje me njërën ndër pikat më të debatuara, atë të shumicës së zgjedhjes së gjyqtarëve e prokurorëve. Ja letra e plotë e z.Brozi:
Të nderuar Kryetar dhe anëtarë të Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi,
Sëpari ju përgëzoj miqësisht për profesionalizmin dhe përkushtimin që po tregoni në finalizimin e Draftit të Reformës në Drejtësi. Unë dhe të gjithë shqiptarët,brenda e jashtë vendit tonë të dashur, duhet t’u jemi shumë mirënjohës ju si Komision Parlamentar i Reformës në Drejtësi, ekspertëve shqiptarë dhe atyre të OPDAT e EURALIUS, Komisionit të Venecias dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, për kontributin e madh qe po jepni në miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.  Nëse reforma vonohet edhe më tej, Shqipëria do të humbasë shansin e madh të pranimit në Bashkimin Europian dhe të mirave që vijnë me këtë anëtarësim. Unë besoj se ju si Komision dhe Parlamenti shumë shpejt do ta miratoni Refomën, sepse Reforma në Drejtësi bëhet për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët pa dallim, jo për parti politike dhe individë!
Meqenëse mazhoranca dhe opozita akoma nuk kanë rënë dakord për numrin e votave 3/5 apo 2/3 për zgjedhjen nga Parlamenti të disa gjykatësve, prokurorëve e personave të tjerë që parashikon drafti, unë miqësisht do ju bëja këtë propozim, nga i cili edhe opozita fiton dhe mazhoranca nuk duhet ta kundërshtojë:
« Gjyqtarët dhe personat e tjerë që propozohen për t’u zgjedhur nga Kuvendi, zgjidhen me më shumë se 3/5 e votave të Kuvendit…”
Në këtë mënyrë mazhoranca tregon se ka vullnet dhe bën kompromis me opozitën, ndërsa opozita duhet të ndjehet tepër e kënaqur sepse me insistimin e saj votimi ne Parlament do kerkojë jo 3/5 e votave sa parashikon drafti i sotëm dhe sa insistonte mazhoranca, por më shumë se 3/5 e votave, ndonëse jo 2/3 e votave sa insitonte opozita.  Me këtë zgjidhje si opozita, ashtu edhe mazhoranca duhet të ndjehen fituese. Por më kryesorja është se Shqipëria fiton nëse Parlamenti e miraton Reformën sa më shpejt, mundësisht brenda  muajit Maj 2016!
Suksese dhe gjithë të mirat per ju familjarisht,
Miqësisht,
 Zef Brozi
Next Post

Kina shkurton pjesën e saj të aksioneve në thesarin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In