• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zëdhënësja e DASH, kandidatura e Tump, tërhiqet nga gara për ambasadore në OKB

by Java News
17/02/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heather Nauert është tërhequr nga gara për postin në fjalë.

Nauert, ish-prezantuese televizive për “Fox News”, tha përmes një deklarate të kësaj të diele se, vendimi është marrë “në interesin më të mirë të familjes” së saj.

“Dy muajt e fundit kanë qenë torturues”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Trump e njoftoi kandidaturën e Nauert si të preferuarën e tij për rolin në OKB gjatë dhjetorit të kaluar. “Ajo është shumë e talentuar, e zgjuar, e shpejtë dhe mendoj se, ajo do të respektohet nga të gjithë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë asokohe.

Nauert, e cila mban aktualisht rolin e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, do të mund të zëvendësonte Nikki Haleyn, e cila njoftoi dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar, për ta lënë më pas postin e ambasadores në OKB në fund të vitit 2018.

Mirëpo shumëkush ngriti dyshime nëse Nauert, e cila ka më pak se dy vite eksperiencë në qeverisje dhe kurrë nuk është marrë me marrëdhëniet ndërkombëtare, kishte eksperiencën e duhur për t’u përballur me çështje aq shumë komplekse të politikës së jashtme, siç diskutohen nga ambasadorët e OKB-së.

Roli në fjalë u është dhënë zakonisht njerëzve me aftësi të shkëlqyera negociuese, apo edhe emra të shquar të politikës së jashtme amerikane. Ambasadorët e mëparshëm kanë qenë dijetarë, diplomatë apo edhe politikanë të zëshëm.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara për mediet amerikane thonë se Nauert e mori vendimin për t’u tërhequr nga ky rol, pasi Shtëpia e Bardhë ishte njoftuar për një “problem” pas kontrollit të figurës së saj.

“Bloomberg” raporton se ajo me bashkëshortin e saj kanë punësuar një dado emigrante, e cila ka hyrë në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, por që nuk zotëron vizën e duhur për punësim.(tch)

Next Post
Ja kush mund të jetë shkaku i atentatit të Ujit të Ftohtë, historia e “Çipurit” që u plagos edhe në 2016

Ja kush mund të jetë shkaku i atentatit të Ujit të Ftohtë, historia e “Çipurit” që u plagos edhe në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In