Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi për deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili sot gjatë mbledhjes së Komsionit të Sigurisë, kundërshtoi kthimin nga Presidenti Meta të ligjit për vettingun në polici.
Zëdhënësi i Metës i thotë ministrit se policia e shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë.
“Një kujtesë për z.Lleshaj!
Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë”,- shkruan Blushi.
/e.rr











