• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëdhënësi i BE: Borell ka kontaktuar me Kurtin dhe Vuçiçin, palët t’i ulin tensionet menjëherë

by Java News
21/09/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryediplomati europian, Josep Borell ka kontaktuar mbrëmë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku ka filluar zbatimi i reciprocitetit me targa të përkohshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi për Gazetën Express tha se janë duke e monitoruar në terren situatën, teksa ka ripërsëritur thirrjen që palët të ulin tensionet menjëherë.

Nga dje, qeveria e Kosovës është duke zbatuar masën e reciprocitetit me targa të përkohshme për qytetarët e Serbisë që futen në Kosovë. Ky vendim është pritur me protesta nga qytetarët serbë në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugën që shpie në vendkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak, bllokim që po vazhdon edhe sot.

Për situatën e krijuar, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Express tha se kanë adresuar çështjen në të gjitha nivelet teksa u bën thirrje palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

Stano po ashtu u shpreh se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell ka kontaktuar liderët e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiçin.

“Ne thamë tashmë dje se liria e lëvizjes është një gur themeli i Bashkimit Europian. Si e tillë, ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon. Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht situatën në terren dhe i bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të adresuar situatën në të gjitha nivelet. Përfaqësuesi i Lartë Borrell ishte në kontakt me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti mbrëmë, dhe Përfaqësuesi Special i BE -së Miroslav Lajčák është ende në Beograd duke vazhduar punën me të dyja palët”, tha Stano për Express të martën.

Zëdhënësi i BE-së më tej tha se BE-ja pret që palët t’a adresojnë çështjen e targave në dialogun që ndërmjetësohet nga ta.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat. Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha sot ambasadorëve të QUINT-it se vendimi për targat e Serbisë nuk është provokim e as diskriminim. Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiç ka mbajtur sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, teksa kërkoi që Kosova të tërheqë policinë nga veriu ose do të përballet me masa pa sqaruar se çfarë masa do të ndërmarr.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-në në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shprehu shqetësim për sitautën e krijuar në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

/m.j

Next Post
Ulja e tarifave të roamingut mes BE e Ballkanit Perëndimor/ Balluku: Ka impakt të drejtpërdrejt tek qytetarët

Ulja e tarifave të roamingut mes BE e Ballkanit Perëndimor/ Balluku: Ka impakt të drejtpërdrejt tek qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In