Zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi kë bërë një status mbrëmë në faqen e saj në Facebook, duke shprehur mbështetje për ekipin turk që luante kundër Spanjës.
“Këtë ndeshje jam me vëllezërit tanë turq”,- shkruan Dervishi.
Ndërkohë nëpër komente ajo shprehet se ka origjinë turke dhe këtë s’ka pse ta mohojë.
“Unë nuk mund të mohoj gjysmën time të origjinës sepse nuk jam bukëshkale”,- komenton Dervishi.