• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbythja e Berishës përballë drejtësisë

by Mero Baze
12/12/2023 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sikleti më i madh i Berishës sot, ka të bëjë me faktin se nuk ka më hapësirë për t’i ikur drejtësisë. Dhe meqë nuk i ikën dot, po përpiqet ta shijojë si betejë të fituar betejën e derisotme të pandëshkueshmërisë nga drejtësia, që nuk është se nuk i ka funksionuar këto 33 vjet.

Duke parë se SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, në burg apo shtëpi, siç e thotë fare qartë relacioni, ai së pari doli dhe tha jam dakord dhe e pranoj arrest shtëpie.

Në fakt nuk i ka thënë njeri që do jetë arrest shtëpie. Mund të jetë dhe ashtu, por këtë e vendos Gjykata.

Nxitimi i tij për t’ia caktuar vetes masën e sigurisë si arrest shtëpie, është shenja e parë e thyerjes së tij. Me që nuk i shmanget dot arrestit, të paktën t’i shmanget qelisë, dhe bën sikur SPAK e ka bërë fakt të kryer që ky do jetë në arrest shtëpie.

Për shkak të moshës, arrest shtëpie i takon, por fakti që ka kundërshtuar drejtësinë, është rrethanë rënduese dhe për këtë do vendosë gjykata.

Së dyti, po nxiton të zhvlerësojë masën e re të sigurisë kërkuar nga SPAK, duke e paraqitur atë si një tërheqje nga masa e parë për detyrim paraqitje, për shkak të konfliktit kushtetues. Siç e ka shpjeguar me hollësi dhe vet prokurori në relacionin e tij, masa e re, është masë që përforcon masën e parë të sigurisë, për shkak të mos zbatimit.

Pra SPAK po merr masën e dytë kundër Berishës që ka të bëjë me kërkesën për arrestim, pasi ai refuzoi të zbatojë masën e parë të sigurisë.

Nuk kemi asnjë tërheqje të SPAK, përkundrazi një përforcim të masës së sigurisë pas refuzimit të përballjes me drejtësinë, duke bërë vetëgjyqësi dhe duke lexuar Kushtetutën sipas qejfit të vet.

Ka gjithë ditën sot, që shfleton Kushtetutën në faqet që dëshiron ai të shpjegojë, se ajo më parë ishte shkelje kushtetuese. Në fakt masa e parë ka qenë pikë më pikë sipas Kushtetutës dhe ndryshimeve që vet Berisha i ka votuar më 2016, në Kodin e procedurës penale.

Edhe kjo është një përpjekje për t’u tërhequr “me nder” nga lufta me drejtësinë dhe një mënyrë të pranojë fatin e ri që ia ka caktuar drejtësia.

E treat, që në fakt për të ka më shumë rendësi se dy të parat, është që arrestimi i tij, e shpëton atë nga premtimi për revolucion. Tani kryerevolucionari është me “arrest shtëpie” apo dhe më keq, dhe ai ka një shpjegim për të gjithë ata që e dinin që dhe po të ishte i lirë, revolucion nuk do të kishte.

Nëse e dëgjoje sot gjithë ditën, e vetmja gjë që shqiptonte i gëzuar gjoja me humor, ishte fjalia se ata po e bëjnë këtë se janë “tmerruar” nga revolucioni.

Por përvojat botërore të revolucioneve kanë treguar se burgosja e një lideri e bën dhe më të fortë revolucionin, kështu që ai nëse do ta ndihmojë revolucionin tamam, duhet të kërkojë arrest në burg dhe jo arrest në shtëpi, siç lutet gjithë ditën.

Udhëheqësit e vërtetë që frymëzojnë revolucionet, i frymëzojnë duke bërë sakrifica për të. Ky deri tani ka sakrifikuar vetëm 17 kullat e vajzës, por ato e shuajnë revolucionin, nuk e ndezin. Është mirë të gjejë diçka më frymëzuese që të mos u duket demokratëve si punë plaçke, por si diçka më parimore.

Dhe e fundit, për të gjithë ata që bëjnë sikur janë me Berishën apo që nuk janë me Bashën në opozitë. Është mirë t’ia lehtësojnë vetes, dhe Berishës, këtë fazë të vështirë të përballjes me drejtësinë, duke votuar pro heqjes së imunitetit të tij. Jo se duhen votat e tyre, por se së paku kështu certifikojnë atë që e dinë të gjithë, se bashkë me njeriun që ka refuzuar drejtësinë për 33 vite, ikën dhe epoka e mos përballjes me drejtësinë.

Ata së paku të mos bëhen bashkëfajtorë me të në këtë histori. Bashkëvuajtës kanë të drejtë të bëhen. Le të shkojnë ta takojnë çdo ditë aty ku do vuajë heqjen e lirisë, se kështu së paku justifikojnë dhe mungesat në apelin e revolucionit.

Next Post
VIDEO/ Berisha e sulmoi nga Kuvendi, Gjergj Luca i kthen përgjigje: Lolita ime, folini Foltores ose…!

"Do merrem veç me Edi Ramën", Berisha i drejtohet Perëndimit si Enver Hoxha: Anglo-amerikanët nuk...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In