• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbutja e kryeneçit dhe mërzia e Bashës

by Sokol Balla
13/06/2019 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla/ “I them Amerikanëve dhe të tjerëve se nëse duan zgjedhje me një parti, le të shkojnë në Korenë e Veriut”. Presidenti Meta, i ashpër me ton dhe i prerë, e mbylli kështu deklarimin e tij të martën, duke dhënë idenë se nuk i ndruhej më një kursi përplasjeje ballë për ballë me Uashingtonin, për datën e zgjedhjeve dhe krizën politike.

Por gjërat rrjedhin ndryshe për Amerikanët. Ndërsa Meta i ftoi të shkonin në Korenë e Veriut, ata i shkuan të enjten në zyrën e tij. Ndoshta edhe kanë shkuar e janë kthyer nga zyra e Kimit te zyra e Ilirit, me shpejtësinë që Muhamedi udhëtoi nga Jeruzalemi në Mekë, por më shumë ka mundësi që ai të ketë provokuar qëllimisht Amerikanët dhe ata t’ia kenë marrë pak personale atë punën e Koresë. Diçka duhet t’i kenë thënë në zyrë, derisa Presidenti të mos presë orën 5, kur kishte njoftuar konferencën për shtyp, por të nxjerrë një deklaratë “të qetë dhe të dashur” ku bënte thirrje për reflektim të të gjitha palëve dhe duke lënë të kuptohet se dhe ai vetë kishte reflektuar.

Aq sa nxori këshilltarin e tij të thoshte se dekreti i ri do jetë i afërt me 30 qershorit dhe se do jetë produkt i një dakordësie mes palëve. Aq sa mërziti zotin Basha, i cili la të kuptohet pak minuta më vonë, se nuk i besonte më lojës me dekrete të Ilir Metës. Lojë që si gjithmonë nxjerr fitues atë vetë dhe humbës të tjerët. Me siguri Basha është mërzitur edhe nga fakti qe fletërrufeja që miratoi Kuvendi kundër Metës, nuk ishte edhe aq ndëshkuese. Me siguri priste që Meta të ndante me të vuajtjet e këtyre kohërave të vështira, por Iliri është mjeshtër. Me provokimin e Koresë, i solli amerikanët në zyrë, në sytë e tyre u tërhoq, ndërsa në sytë e publikut, u faktorizua. Për Bashën as nuk ia ndjeu fare. Duke zgjedhur një ditë të keqe, për të lënë Lulin vetëm.

Sepse mërzia e Bashës kishte dhe arsye të tjera që u morën vesh pasdite. Të merresh i pandehur për lidhje me rusët, kur protestat e tua transmetohen live nga Russia Today dhe amerikanët kanë muaj që të thonë te mos destabilizosh Ballkanin, nuk është një gjë fort e lehtë.

Të paktën Meta nuk ka vënë firma. Ka vetëm batuta pa zarar. Këtë do t’i ketë thënë Lejlës me buzëqeshje. Edhe ajo do të ketë qeshur. Mirë bile! Nuk thonë kot, se qesh mirë, ai që qesh i fundit.(Realstory)

Next Post
Presidenti i PSE-së: Zgjedhjet në 30 Qershor, të hapen negociatat! Më habit PD-ja

Presidenti i PSE-së: Zgjedhjet në 30 Qershor, të hapen negociatat! Më habit PD-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In