• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbuloni arsyen se përse kjo është pula më e shtrenjtë në botë

by Java News
29/11/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i kuzhinë Jean-Michel Carrette drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbajë këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menunë e tij. Shije e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit, ndërsa çmimi i pulave nis nga 40 euro për kilogramë në dyqanet e mishit të Parisit.

Pula ‘Bresse’ është e preferuara në fakt e të gjithë shefave Michelin, si edhe e presidentëve francezë. François Hollande nuk pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrë.

Pulat rriten në rajonin historik të Bresse. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen. Pula është aq e rëndësishme për zonën, saqë përmendet disa herë në dokumentet e mesjetës.

“Historia e pulës Bresse mund të gjurmohet përmes një sërë dokumentesh që tregojnë me detaje se si fermerët paguanin qiratë e tyre me pula dhe se si ua dhuronin ato ushtrive pushtuese. Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1591, kur tregon se si qytetarët e Bourg-en-Bresse ofroi dy duzina me shpendë për markezin e Treffort, sepse kishte dërguan trupat në Savojë”, thotë Marie-Paule Meunier, nga komiteti i promovimit të këtyre pulave.

Në këtë rajon, kultivimi i misrit nisi menjëherë pas mbërritjes së tij nga Bota e Re, ndaj mesa duket Bresse është pula e parë e ushqyer me misër.

Fama e pulës u përhap në shekullin e 19-të, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe.
Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.

Në rajonin e Bresse ka rreth 180 ferma që rrisin pula të tilla. Ferma e familjes Laurency rrit rreth 20 mijë pula Bresse në vit.

“Jo vetëm që një pulë e certifikuar duhet rritur në Bresse, por gjithashtu duhet të hajë vetëm ushqim të rritur në këtë rajon”, thotë një prej anëtarëve të familjes, teksa tregon se pulat lëshohen të lira nëpër fusha, ndërsa sipas ligjit duhet të kenë 10 metra katrorë hapësirë secila.

Përzierja e ushqimit gjithashtu është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.

Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa.

Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë.

Muaji dhjetor është periudha me konsumin më të lartë, mbi të cilën është ngritur edhe një festival agrikulturor që daton nga viti 1862. Gjatë 4 ditëve të festës zhvillohen festa në tregje të ndryshme, ndërsa jepet edhe çmim për fermerët më të mirë të pulave.scan.tv

Next Post
Vlorë/ 15 viktima nga tritoli në 3 vjetët e fundit, të dëmtuarit shpesh heshtin

Vlorë/ 15 viktima nga tritoli në 3 vjetët e fundit, të dëmtuarit shpesh heshtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In