Gëzimi se ishte shtatzënë nuk i zgjati shumë Ellie Whittaker, të cilës mjekët i thanë se kishte kancer.
Ata e këshilluan atë të abortonte dhe e paralajmëruan që kimioterapia mund të dëmtojë foshnjën e saj të palindur.
Po 21-vjeçarja e dinte se çfarë duhet të bënte, edhe pse kjo do të vinte në rrezik shëndetin e saj.
“Nuk kishte asnjë shans që unë të abortoja fëmijën. E hoqa kancerin nga mendja dhe u përqendrova tek fëmija. Mezi prisja të bëhesha mama”, tha ajo!
Britanikja kishte pësuar një herë abort spontan dhe theksoi se e kishte të pamundur të përballonte humbjen e fëmijës përsëri.
Refuzimi i kimioterapisë ja përkeqësoi kancerin Elliet. Kjo gjë u vu re kur foshnja Connie erdhi në jetë.
“Një javë pas lindjes, shkova për një skanim dhe zbulova se kishte përparuar në fazën e tretë. Nuk pendohem për vendimin tim dhe do të bëja përsëri”, tha nena e re!/d.c











